GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

18:18 - 02/08/21
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja kush është shteti i parë në Europë që do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës ndaj Covid-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga muaji shtator Gjermania do të ofrojë dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19 tha Ministria e Shëndetësisë të hënën (2 gusht), pas shqetësimeve që ka shkaktuar përhapja e variantit Delta të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn dhe 16 ministrat e landeve u pajtuan se të moshuarit që janë në rrezik nga infektimi do të mund të marrin një dozë përforcuese të vaksinës.

Zyrtarët e morën vendimin në bazë të informacioneve për një “rënie të shpejtë të përgjigjes imunitare ndaj sëmundjes” te disa grupe njerëzish.

Ministria tha se ekipet e vaksinimit duhet të dërgohen në shtëpitë e kujdesit dhe pleqve për të ofruar dozë përforcuese Pfizer/BioNTech ose Moderna, pavarësisht se me cilën vaksinë janë imunizuar fillimisht banorët e këtyre qendrave.

Mjekëve gjithashtu do t’iu lejohet të injektojnë një dozë përforcuese për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Një dozë përforcuese do t’i ofrohet gjithashtu kujtdo që ka marrë vaksinat me dy doza AstraZeneca ose një dozë të vetme Johnson & Johnson, thuhet në dokumentin e lëshuar nga ministria.

Zyrtarët e lartë të Shëndetësisë në Gjermani ranë dakord të hënën për të inkurajuar vaksinimin midis adoleshentëve nga 12-17 vjeç.

Ministrat theksuan se imunizimi është vullnetar, por thanë se vaksinimi i fëmijëve dhe adoleshentëve mund të “kontribuojë ndjeshëm në një kthim të sigurt në shkolla pas pushimeve verore”.

Edhe pse në krahasim me vendet fqinje, Gjermania aktualisht po shënon nivele relativisht të ulëta të rasteve të reja me COVID-19, numri është rritur shumë javët e fundit kryesisht për shkak të variantit më ngjitës Delta. /REL

Lajme të lidhura

Kompanitë e karburanteve thirren për takim në Kryeministri pas rritjes së çmimit
Breaking Views

Kompanitë e karburanteve thirren për takim në Kryeministri pas rritjes së çmimit

20:45 - 06/03/26
Irani: Shkatërruam sistemet e radarëve të SHBA-së në EBA, Katar dhe Jordani
Botë

Irani: Shkatërruam sistemet e radarëve të SHBA-së në EBA, Katar dhe Jordani

19:07 - 06/03/26
Qeveria kompenson deri në shtator 2026 punëdhënësit për rritjen e pagës minimale
Breaking Views

Qeveria kompenson deri në shtator 2026 punëdhënësit për rritjen e pagës minimale

17:23 - 06/03/26
Para
Policia dhunon e tërheq zvarrë protestuesit, rikthehen përplasjet për burimin e Sinecit

Policia dhunon e tërheq zvarrë protestuesit, rikthehen përplasjet për burimin e Sinecit

TË FUNDIT

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos
Sport

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos

23:31 - 06/03/26

Reali i Madridit mori një fitore të çmuar në ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll. Në Balaidos skuadra e drejtuar...

Lexo më shumë
Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

23:04 - 06/03/26
“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

22:36 - 06/03/26
Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

21:27 - 06/03/26
Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

21:21 - 06/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com