GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania në krizë për punonjës, mungesa e personelit paralizon turizmin

20:12 - 11/07/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania në krizë për punonjës, mungesa e personelit paralizon turizmin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Degës së turizmit i mungojnë punonjësit. Kjo nuk vihet re vetëm në kaosin aktual në aeroporte, por edhe në hotele dhe sidomos në gastronomi. Normalizimi pritet vetëm në vitin 2023. Motrat Amelia dhe Amrei Quincke kanë kohë që e presin me dëshirë verën për të kryer udhëtimin e tyre në Budapest. Të paktën disa ditë pa stres! Por gëzimi u shuhet, kur dy ditë para udhëtimit, Eurowings e anulon fluturimin e tyre. Në vend që të fluturojnë sipas planit nga Dyseldorfi në Budapest, të dyja duhet të udhëtojnë me tren. Fluturime alternative nuk ka.

Rreth 7.200 punëtorë mungojnë aktualisht në aeroportet gjermane. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Institutit të Ekonomisë Gjermane. Shumë vetë i kanë kthyer këtij sektori shpinën gjatë pandemisë. Anulimi i fluturimeve dhe radhët e gjata në aeroporte janë në rend të ditës. Lufthansa ka anuluar më shumë se 2000 fluturime në sezonin e pushimeve nga aeroportet e rëndësishme Mynih dhe Frankfurt mbi Majn. Kësaj i shtohen 900 fluturime të tjera të anuluara në ditët e festave dhe fundjavave në korrik.

Më ndryshe është situata tek hekurudha gjermane, ku nuk flitet për mungesë personeli. Në vitin 2021 në këtë institucion u punësuan në të gjithë Gjermaninë 22.000 punonjës. Por problemet këtu i shkakton një numër i lartë të punësuarish me raport, gjë që në në formë rajonale sjell probleme personeli.

Motrat Amelia dhe Amrei mbërrijnë në Budapest pas disa orësh vonesë. Ato përpiqen të shijojnë ditët e pushimeve derisa të shkojnë sërish në aeroport. Kthimi do të bëhet me Eurowings. Që gjatë rrugës në aeroport vjen mesazhi i parë, SMS: Avioni ka 1 orë vonesë. Në aeroport  mesazhi tjetër: Avioni ka edhe 1 orë tjetër vonesë. Pak më vonë edhe 1 orë tjetër vonesë. Avioni do të niset në orën 23:00, vjen një mesazh tjetër: Por pak minuta më vonë papritur vjen mesazhi, se avioni niset në 21:15, po fillon immbarkimi. Motrat ia fusin vrapit.

Edhe në aeroportin e Frankfurtit aktualisht ka një qarkullim të dendur të pasagjerëve, që i afrohet shifrave të vitit 2019, para pandemisë. Kësaj i shtohen edhe ndryshime të orarit të fluturimit edhe për shkak të motit apo hapësirës ajrore të mbushur. Për të plotësuar mungesën e personelit, në aeroportin e Frankfurtit punohet me intensitet për rekrutimin e personelit, sidomos në shërbimet në aeroport. Në muajt e ardhshëm megjithatë do të ketë radhë të gjata në terminalet e aeroporteve.

Një ndër arsyet për mungesën e personelit janë edhe kushtet e këqija të punës në këtë degë. Shoqëria e fluturimit, Ryanair nuk i respekton ligjet dhe vendimet e gjyqit, kritikon sindikata spanjolle, USO. Për këtë arsye USO dhe sindikata Sitepla kanë bërë të ditur se do të ketë më shumë greva në aeroporte. Në të gjithë Europën ka pasur dhe janë planifikuar greva të tjera.

Qeveria gjermane do të mundësojë tani ardhjen e disa qindra forcave punëtore nga jashtë. Deri më tani kjo ishte e vështirë, edhe punësimi i refugjatëve ukrainas kërkonte kalimin e shumë pengesave burokratike. Drejtuesi i Shoqatës së Aeroporteve Gjermane, ADV, Ralph Beisel e sheh pozitivisht angazhimin e fuqisë së huaj punëtore. “Tani duhet të flasim me sipërmarrjet tona mbi detajet e rregullores së posaçme, me qëllim që shërbimet private dhe aeroportet të fillojnë me punësimet.” Megjithatë Lufthansa pret normalizimin e gjendjes vetëm në vitin 2023. Një sektor tjetër i turizmit, gastronomi dhe hoteleria po ashtu vuan nga mungesa e personelit. Drejtuesja e Shoqatës Federale të Gastronomisë së Sistemit, BdS, Andresa Belegante thotë, se mungesa e personelit ishte e ndjeshme që para pandemisë. Po ashtu ranë këto vite edhe shifrat e shkollimit pofesional të të rinjve. Ky sektor po vepron kundër mungesës së personelit me ofrimin e marrëveshjeve të punësimit me sindikatat, me bonuse të ndryshme dhe paketa të shkollimit profesional.

Instituti për Tregun e Punës dhe Shkollimit nuk sheh ndonjë emigrim masiv të fuqisë punëtore nga dega e gastronomisë. Arsyeja e mungesës së personelit, sipas institutit, lidhet me mungesën e rekrutimeve. Në degë të tilla, ka pasur lëvizje të fuqisë punëtore edhe para Coronës. Në rast se për një kohë të caktuar nuk ka rekrutime të reja, bie fuqia punëtore dhe punëtorët shkojnë në degë të tjera.

Shoqata e Hotelerisë dhe Bujtinave, DEHOGA e përcakton rekrutimin e fuqisë së re punëtore si sfidën më të madhe aktualisht të këtij sektori. Më shumë se 60% e hoteleve dhe bujtinave kërkojnë personel. Nga marsi 2020 deri në vitin 2022, kjo degë ka humbur 75 miliardë euro xhiro fitimi. “Kufizime të reja dhe mbylljet shumë sipërmarrje të kësaj dege nuk do t’i mbijetojnë dot. Sigurimi i së ardhmes së sipërmarrjeve dhe vendeve të punës ka prioritet.”

Ameli dhe Amrei pas orësh pritjeje më në fund janë në avion. Pas një fluturimi jo te qetë të dy motrat mbërrijnë të stresuara në orën dy të mëngjesit në Dyseldiorf./DW

Etiketa: Gjermanikrize

Lajme të lidhura

Trump shprehet optimist:  Një marrëveshje për Ukrainën është më afër se kurrë
Botë

Trump shprehet optimist: Një marrëveshje për Ukrainën është më afër se kurrë

11:28 - 16/12/25
Trafik armësh drejt Italisë, arrestohen 3 shqiptarë! Ja çfarë u sekuestrua (Video)
Aktualitet

Trafik armësh drejt Italisë, arrestohen 3 shqiptarë! Ja çfarë u sekuestrua (Video)

11:05 - 16/12/25
Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi
Aktualitet

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi

08:03 - 16/12/25
Para
Nga Banjat Romake dhe Forumi Bizantin tek bujtinat, ndërtimi i kullave dhe hoteleve luksoze! Zbardhet drafti i Qeverisë për koncesionin e Amfiteatrit të Durrësit!

Nga Banjat Romake dhe Forumi Bizantin tek bujtinat, ndërtimi i kullave dhe hoteleve luksoze! Zbardhet drafti i Qeverisë për koncesionin e Amfiteatrit të Durrësit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao

08:09 - 17/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar përmes rrjeteve sociale zhvillimet e fundit që lidhen me zv/kryeministren Belinda Balluku,...

Lexo më shumë
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:00 - 17/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025

07:37 - 17/12/25
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

07:34 - 17/12/25
Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com