GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gjermania përgatit homazhet për “Kaiserin” në ndeshjen hapëse të “Euro 2024”

12:35 - 12/06/24
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Gjermania përgatit homazhet për “Kaiserin” në ndeshjen hapëse të “Euro 2024”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-futbollisti i famshëm gjerman, Franz Beckenbauer, një nga simbolet më të mëdha të futbollit botëror, i cili u nda nga jeta më 7 janar të këtij viti, do të nderohet në ceremoninë e hapjes së Euro 2024, këtë të premte, në “Allianz Arena”, në Mynih, para ndeshjes Gjermani-Skoci.

Dy kapitenët e skuadrave kampione evropiane gjermane, Bernard Dietz (1980) dhe Jürgen Klinsmann (1996), do të shoqërojnë bashkëshorten e Beckenbauerit, Heidi, në prezantimin e Kupës “Henri Delaunay” në fushë.

Në ceremoni do të jenë edhe përfaqësues të tri skuadrave gjermane që fituan Kampionatin Evropian, në vitin 1972 dhe 1980, si Gjermania Perëndimore, dhe në vitin 1996, me një ekip tashmë të bashkuar.

Beckenbauer, i konsideruar si një nga futbollistët më të mirë në histori dhe i mbiquajtur Kaiser (Perandor), ishte kapiteni i Republikës Gjermane në Kampionatin Evropian të vitit 1972, një kompeticion në të cilin gjermanët mundën ish-Bashkimin Sovjetik në finale (3-0 ).

“Kaiseri” gjithashtu mori pjesë si lojtar në triumfin e Gjermanisë në Kupën e Botës 1974, të mbajtur në tokën gjermane dhe, si trajner, udhëhoqi ekipin drejt fitores në 1990.

Si lojtar i Bayernit Beckenbauer fitoi tri Kupa të Kampionëve për Klube (1973/74, 1974/75 dhe 1975/76), gjashtë kampionate gjermane, pesë si lojtar dhe një si trajner.

Euro 2024 zhvillohet mes 14 qershorit dhe 14 korrikut, në Gjermani, në atë që është hera e dytë që vendi organizon kompeticionin, pasi e kishte bërë këtë në vitin 1988, atëherë si Gjermania Perëndimore.

Edicioni i 17-të i Kampionatit Evropian fillon këtë të premte me ndeshjen hapëse mes skuadrës nikoqire dhe Skocisë (20:00), në grupin A ku bëjnë pjesë edhe Hungaria dhe Zvicra.

 

Etiketa: eurokaiser

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Asgjesohen mbi 7 mijë bimë kanabis në Vaun e Dejës, si përherë autorët në drejtim të paditur

Asgjesohen mbi 7 mijë bimë kanabis në Vaun e Dejës, si përherë autorët në drejtim të paditur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com