GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania prezanton masat e reja për përballimin e krizës, Scholz: Nuk do lëmë askënd vetëm

14:43 - 04/09/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania prezanton masat e reja për përballimin e krizës, Scholz: Nuk do lëmë askënd vetëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koalicioni qeverisës gjerman prezantoi një paketë të fuqishme masash lehtësuese prej 65 miliardë eurosh, kjo në kuadër të krizës së energjisë. Një pjesë do të financohet nga superfitimet e koncerneve energjitike.

Paketa e tretë e masave lehtësuese për të cilën ranë dakord në mesnatë (04.09.) krerët e koalicionit qeverisës gjerman, socialdemokratët e SPD-së, Të Gjelbrit dhe liberalët, FDP përmban një vëllim financiar prej 65 miliardë eurosh. Kjo bë e ditur të dielën nga publikimi i vendimeve 13 faqëshe të koalicionit. Çmimet e pritshme të larta të energjisë për qytetaret dhe sipërmarrjet do të ulen përmes masash të caktuara, thuhet në vendimin e koalicionit. “Kjo mbështet ekonominë dhe tregun e punës, sepse qytetaret dhe qytetarët do të vazhdojnë të konsumojnë dhe sipërmarrjet do të investojnë më tej.”

Kjo paketë e tretë masash lehtësuese prej 65 miliardë është më e madhe se të dyja paketat e mëparshme, ka thënë kancelari Scholz (SPD) gjatë prezantimit të masave lehtësuese në konferencën e shtypit në Berlin. “Të gjitha paketat së bashku përmbledhin 95 miliardë euro. “Është shumë ajo që po vemë në lëvizje, por është e nevojshme”, ka thënë Scholz.

Do të merren të ardhura nga tatimet speciale të mbitimeve të koncerneve energjitike

Kancelari, Olaf Scholz është shprehur, se qeveria do të kujdeset që për qytetarët të ulen çmimet e gazit, naftës dhe qymyrit. Për këtë do të përdoren të ardhura nga mbifitimet e koncerneve energjitike. “Fitimet e rastësishme” të koncerneve do të merren, tha kancelari Scholz gjatë prezantimit të paketës së tretë të masave lehtësuese të dielën. Për këtë qeveria gjermane do të kërkojë një zgjidhje në nivel të BE, por partnerët në koalicion janë të gatshëm që një tatim special të mbifitimit “ta zbatojnë pa vonesë” edhe në nivel kombëtar.

“Ne do t’ia dalim mbanë këtë dimër”, ka thënë Scholz gjatë prezantimit të rezultateve të konsultimit të koalicionit dhe shprehu bindjen, se kjo paketë do të jetë një ndihmë e madhe për qytetarët. “Vendi ynë ndodhet në një kohë të vështirë” tha Scholz në Berlin, “por ne do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë së bashku si vend”. Qeveria gjermane i merr “shumë seriozisht” shqetësimet e qytetarëve por edhe të sipërmarrjeve për shkak të rrijes masive të çmimeve, tha Scholz. “Ne nuk do ta lemë askënd vetëm.”

Për të lehtësuar qytetarët që duhet të paguajnë çmime të larta të rrymës elektrike do të vendoset kufiri maksimal i çmimit të rrymës. “Ekonomive shtëpiake do t’u përllogaritet një masë e madhe energjie më një çmim të leverdishëm (bëhet fjalë për konsumin bazë). kështu që ato do të lehtësohen ndjeshëm dhe mbetet kështu edhe një stimul për kursim energjie”, bëhet e ditur në vendimin e koalicionit.

Cilat janë masat konkrete?

Në të ardhmen qeveria gjermane do ta orientojë rregullimin e ndihmave të caktuara sociale (Sozialeistungen, shën.red.) me zhvillimin e inflacionit. Scholz bëri fjalë për një ndërrim paradigme. Si masa konkrete lehtësimi do të jenë zgjerimi i numrit të personave që marrin ndihma sociale për banimin – nga 640.000 vetë aktualisht në rreth 2 milionë vetë. Pensionistët nga 1 dhjetori 2022 do të marrin një kontribut energjie prej 300 eurosh. Për studentët do të jepet një shumë njëherë prej 200 eurosh. Kurse ndihma sociale (Hartz IV) nga 1 janari 2023 do të riemërtohet në fond qytetar dhe do të merret parasysh inflacioni për ndihmë bazë duke e çuar atë në 500 euro. Kontributi mujor për fëmijën do të rritet me 18 euro në 1 janar 2023. Koalicioni bëri të ditur, se programet e ndihmës për sipërmarrjet do të zgjaten deri më 31 dhjetor 2022.

Paketë shumë e fuqishme

Kancelari Scholz bëri përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin për ngushticat e furnizimit me energji, për shkak të reduktimit të furnizimeve me gaz pas fillimit të luftës në Ukrainë. “Rusia e Putinit është shkelëse kontratash”, tha Scholz. Tanimë është e qartë, që Rusia “nuk është një furnizuese e besueshme me energji”, por Scholz është shprehur optimist, se furnizimi me energji është i siguruar.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner (FDP) ka thënë në lidhje me paketën e re të masave lehtësuese, se me të do duhet të shmanget dëmi për Gjermaninë. Kjo është një paketë “shumë e fuqishme”, për të cilën është negociuar 22 orë, ka thënë Lindner. Kurse bashkëkryetarja e Të Gjelbërve, Ricarda lang shkroi në twiter, se ishte një natë e gjatë, por “në fund kemi një paketë lehtësuese, që mbështet miliona qytetare e qytetarë dhe na përgatit për dimrin.” Fokusi i kësaj pakete është tek “ata që kanë nevojë më shumë, tek njerëzit me të ardhura të ulta.” /DW

Etiketa: Gjermanimasa

Lajme të lidhura

Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim
Botë

Putin flet para takimit Trump–Zelensky: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën

21:54 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë
Aktualitet

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa ndriçjm
Botë

Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa ndriçjm

20:43 - 27/12/25
Para
Virgjëresha shenja e muajt, ja çfarë duhet të dini rreth saj

Virgjëresha shenja e muajt, ja çfarë duhet të dini rreth saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...

Lexo më shumë
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

Putin flet para takimit Trump–Zelensky: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën

21:54 - 27/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

21:00 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com