GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Gjermania s’ka mjekë, krizë financiare ne spitale”/ DW: Ja reforma që po synon ministri i Shëndetësisë, por po ndeshet me kritika

10:04 - 03/06/24
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Gjermania s’ka mjekë, krizë financiare ne spitale”/ DW: Ja reforma që po synon ministri i Shëndetësisë, por po ndeshet me kritika
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mungesë mjekësh, krizë financiare në spitale, standarde të dobëta digjitalizimi. Ministri gjerman i Shëndetësisë i Gjermanisë, Lauterbach synon një reformë të gjerë në sistemin shëndetësor, por ndeshet me kritika.

Kur ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach flet për reformën, dëgjohen fjalë si revolucion, sipas tij, reforma e re nuk është asgjë më pak se një revolucion. Në një konferencë vjetore të mjekëve në fillim të majit, ministri gjerman i Shëndetësisë, i cilësoi planet reformuese për të cilat ishte punuar për dy vjet, si  “Zeitenwende” – Kthesë epokale- në kujdesin shëndetësor gjerman – një aludim ky për kthesën ushtarake që bëri të ditur, kancelari, Olaf Scholz pas agresionit rus kundër Ukrainës në shkurt 2022.

Frika nga rritja e kontributeve të sigurimit shëndetësor

Rreth 15 projektligje të ndryshme janë në “fazën kritike”, tha Lauterbach para mjekëve, të gjitha këto janë pjesë e përpjekjes së madhe për të trajtuar një sërë problemesh me të cilat përballet sistemi shëndetësor i Gjermanisë – duke përfshirë: Shumë pak mjekë, shumë shtretër spitalor bosh, presion të lartë financiar mbi spitalet dhe standarde të dobëta të dixhitalizimit.

Por qëndrimet mbi këto plane janë të ndara: shoqatat e mjekëve kanë vlerësuar pozitivisht planet e Lauterbach, ndërsa sigurimet shëndetësore kanë paralajmëruar se kjo mund të çojë në kontribute edhe më të larta. Dirk Heinrich, mjek specialist  dhe kryetar i shoqatës së mjekëve Virchowbund, tha për DW, se reformat janë me “dritë-hije”. Eugen Brysch, kryetar i Organizatës për Mbrojtjen e Pacientëve, “Deutsche Stiftung Patientenschutz” e kritikoi Lauterbach.  “Ministri Federal i Shëndetësisë ka shumë ide. Por është e dyshimtë nëse ato janë praktike,” tha ai për DW.

Mënyrë e re pagese për spitalet

Megjithatë në nga planet më të mëdha dhe më të diskutueshme të Lauterbach u miratua nga kabineti qeveritar i Olaf Scholz para pak ditëh – një reformë spitalore që do të ndryshojë mënyrën e financimit të spitaleve gjermane dhe do të vendosë standarde të reja të kujdesit shëndetësor.

Gjermania ka numrin më të madh të shtretërve spitalorë për frymë në Bashkimin Evropian (7.9 shtretër për 1000 banorë – mesatarja e BE-së është 5.3), por mbajtja e tyre është e shtrenjtë. Sipas Lauterbach, kjo i çoi shumë spitale në prag të falimentimit. Rezultati është se shumë pacientë qëndrojnë në spital në mënyrë të panevojshme, me qëllim që spitalet të mund të tërheqin para shtesë nga siguruesit shëndetësorë – gjë që nga ana tjetër rrit kostot shëndetësore të të gjithë vendit dhe kontributet e sigurimeve.

Reforma e re parashikon që spitalet të mos paguhen më për trajtim – përkundrazi, ata do të kenë të ardhura të garantuara për të ofruar shërbime të caktuara. Shpresa është që kjo të lehtësojë presionin financiar mbi spitalet që kryejnë sa më shumë operacione dhe trajtime, edhe nëse nuk janë të kualifikuar për t’i kryer ato.

Reforma supozohet të sigurojë që pacientët që kanë nevojë për trajtime komplekse të dërgohen më herët tek specialistët. Kjo, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të zvogëlojë kostot shëndetësore në plan afatgjatë, pasi pacientët kanë një shans më të mirë për t’u kuruar dhe kanë më pak gjasa të bien viktimë e gabimeve. Lauterbach pret nga kjo reformë të shpëtojë dhjetëra mijëra jetë në vit.

Një numër i madh spitalesh

“Reforma spitalore është e drejtë dhe e rëndësishme,” thekson Heinrich për DW. “Ne kemi shumë spitale, por ajo që po ndodh tani është shumë pak. Reformimi i spitaleve pa një reformë gjithëpërfshirëse të trajtimit ambulator dhe pa reformën e sistemit të emergjencës nuk do të sjellë ndonjë ndryshim.”

Edhe Eugen Brysch shprehet skeptik. “Në fushën e kujdesit mjekësor ambulator, të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe personat e varur nga kujdesi shëndetësor do ta kenë pothuajse të pamundur të gjejnë një mjek të ri”, thekson Brysch.

Një problem tjetër: Gjermania lufton me mungesën e mjekëve në zonat rurale, pasi jo shumë mjekë duan të jetojnë në këto zona. Ministria e Shëndetësisë dëshiron ta zgjidhë këtë problem duke u ofruar klinikave në zonat rurale para shtesë. Por Eugen Brysch mendon, se “fakti që tani po krijohen mundësi më të mira fitimi nuk do të çojë automatikisht tek më shumë mjekë në zonat rurale. Në fund të fundit, faktorë të tjerë gjithashtu luajnë një rol.”

Të paktën një çështje u zgjidh me reformat e fundit: Kufiri i pagesave për mjekët e përgjithshëm. Mjekët janë ankuar prej kohësh për këtë kufi buxhetor – dhe herë pas here kanë hyrë në grevë për të, sepse kjo i detyron shpesh ata të trajtojnë pacientët falas. Ky ndryshim, shpreson Lauterbach, do t’u japë mjekëve më shumë stimuj për të marrë më shumë pacientë. Dirk Heinrich nga shoqata e mjekëve e e mirëpriti reformën, por thekson se ajo nuk shkon aq larg sa duhet. “Ndalon përgjysmë, sepse buxhetet mbeten në vend për mjekët specialistë”, shprehet ai. “Nuk i sjellë asgjë një pacienti, nëse ai merr një takim më shpejt te mjeku i familjes, por më pas duhet të presë me muaj për një specialist.”

Një mori reformëzash

Disa reforma më të vogla janë më pak të diskutueshme: Psh. ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach dëshiron që çdo pacient të ketë një dosje të vetme mjekësore digjitale që tregon trajtimet dhe rezultatet e testeve nga të gjithë mjekët që e kanë trajtuar. Ka gjithashtu plane për të reduktuar kohën e pritjes në klinika duke i lejuar mjekët të kryejnë konsultime online ose me telefon dhe të japin ilaçe për një vit për njerëzit me sëmundje kronike. Deri më tani, pacientëve të tillë u është dashur të paraqiten te mjeku çdo tre muaj për të rinovuar recetat e tyre.

Po ashtu atlasi spitalor tanimë është prezent në internet. Ai u mundëson pacientëve të krahasojnë spitalet duke përdorur një përmbledhje të opsioneve të trajtimit, numrave të rasteve të trajtuara dhe numrit të komplikimeve, si dhe informacione mbi kualifikimin e personelit të spitalit.

 

Etiketa: Gjermaniamungesa e mjekeve

Lajme të lidhura

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë
Botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s
Botë

Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s

13:19 - 11/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
Para
‘Sterilizimi’, ish-ministrit Beqaj i komunikohet akuza

Sterilizimi/ Shtyhet sërish seanca paraprake për Ilir Beqajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com