GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania dhe Holanda kanë dërguar një sinjal të qartë për qeverinë shqiptare në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, duke theksuar se procesi i integrimit europian nuk mund të ecë përpara pa rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe respektim të plotë të pavarësisë së drejtësisë.

Në një deklaratë të përbashkët, ambasadori gjerman Karl Bergner dhe ambasadori holandez Reinout Vos vlerësuan progresin e Shqipërisë në përmbushjen e objektivave të ndërmjetme për grupkapitullin “Themelorët”, por paralajmëruan se rruga drejt BE-së kalon përmes reformave reale dhe jo vetëm deklaratave politike.

“Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në raste të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Gjermanisë dhe Holandës.

Mesazhi shihet si një sinjal i drejtpërdrejtë për mazhorancën dhe mënyrën se si janë trajtuar disa raste të fundit që lidhen me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë debatet për heqjen e imunitetit të funksionarëve të qeverisë.

Dy vendet europiane theksuan se Bashkimi Europian do të monitorojë nga afër çdo zhvillim në Shqipëri dhe se respektimi i sundimit të ligjit mbetet kusht kyç për mbylljen e negociatave.

“Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë përcaktuar qartë pritshmëritë ndaj Shqipërisë në Deklaratën e Përbashkët, duke i konsideruar ato kushte kyçe për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania theksoi se do të ndjekë me vëmendje zhvillimet në vend dhe do të vijojë të mbështesë procesin e reformave dhe forcimin e institucioneve”, thuhet më tej në reagim.

Në deklaratë, Berlini dhe Haga nënvizojnë se përmbushja e objektivave të grupkapitullit “Themelorët” është vetëm fillimi i një faze edhe më të vështirë për Shqipërinë.

“Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave europiane. Kësisoj, hapat përpara në lëmin e ‘Fundamentals’ përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Dakordësia për IBAR-in është shprehje e pritshmërisë dhe inkurajimit tonë të qartë për vijimin e reformave, zbatimin e tyre me vendosmëri në praktikë dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse”, theksojnë ambasadat.

Deklarata e dy vendeve vjen në një moment kur qeveria shqiptare po e paraqet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare si një sukses të madh politik dhe diplomatik, ndërsa nga ana tjetër partnerët europianë po insistojnë që përparimi drejt BE-së të shoqërohet me rezultate konkrete në drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe mbrojtjen e institucioneve të reja si SPAK.

Deklarata e plotë

Arritja e objektivave të ndërmjetme në grup-kapitullin “Themeloret” shënon një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Përgëzoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë, si edhe ata në politikë, administratë publike dhe sistemin e drejtësisë që kanë kontribuar në këtë arritje me përkushtim të madh.

Shqipëria është pjesë e familjes europiane. Për këtë arsye, Holanda mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. Një shtet i fortë ligjor, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë në thelb të vlerave europiane. Prandaj, progresi në fushën e “Themeloreve” përcakton ritmin e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.

Arritja e objektivave të ndërmjetme përbën pikënisjen për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në forcimin e shtetit ligjor. Miratimi i IBAR shpreh pritshmëritë dhe inkurajimin tonë të qartë për të vazhduar reformat, për të garantuar zbatimin e tyre të qëndrueshëm në praktikë dhe për të forcuar institucionet përgjegjëse.

Respektimi i pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe përpjekjet e pakushtëzuara kundër korrupsionit, përfshirë edhe rastet në nivele të larta, janë kushte të panegociueshme për përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Kjo përfshin gjithashtu garantimin që vendimet për heqjen e imunitetit të merren në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Shtetet anëtare të BE-së i kanë përcaktuar shumë qartë këto pritshmëri në Qëndrimin e tyre të Përbashkët si kushte paraprake për përmbylljen e negociatave. Ashtu si institucionet e BE-së dhe shtetet e tjera anëtare, Holanda do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet e mëtejshme dhe të mbështesë përpjekjet reformuese.

Etiketa: GjermanikorrupsionRama

Lajme të lidhura

Nga Vlora në Shkodër, Korçë e Durrës! Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Nga Vlora në Shkodër, Korçë e Durrës! Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

09:02 - 27/05/26
Shqiptarët shënojnë edhe një rekord tjetër në Europë, si më të lodhurit në vendin e punës
Aktualitet

Shqiptarët shënojnë edhe një rekord tjetër në Europë, si më të lodhurit në vendin e punës

08:44 - 27/05/26
Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Aktualitet

Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

07:35 - 27/05/26
Para
Shqiptarët shënojnë edhe një rekord tjetër në Europë, si më të lodhurit në vendin e punës

Shqiptarët shënojnë edhe një rekord tjetër në Europë, si më të lodhurit në vendin e punës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Vlora në Shkodër, Korçë e Durrës! Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Nga Vlora në Shkodër, Korçë e Durrës! Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

09:02 - 27/05/26

Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë iu drejtuan xhamive të qyteteve mëngjesin e sotëm për faljen e Kurban Bajramit. Udhëheqësit...

Lexo më shumë
Shqiptarët shënojnë edhe një rekord tjetër në Europë, si më të lodhurit në vendin e punës

Shqiptarët shënojnë edhe një rekord tjetër në Europë, si më të lodhurit në vendin e punës

08:44 - 27/05/26
Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar

Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar

08:22 - 27/05/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Maj 2026

07:53 - 27/05/26
Parashikimi i motit për sot, 27 Maj 2026

Parashikimi i motit për sot, 27 Maj 2026

07:47 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com