GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermanisë i bëhet presion ta furnizojë Ukrainën me tanke

22:48 - 19/01/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermanisë i bëhet presion ta furnizojë Ukrainën me tanke
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari gjerman, Olaf Schoz, u ka thënë kongresistëve amerikanë në Davos se Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me tanke luftarake, nëse këtë e bën edhe SHBA-ja, sipas deklaratës së përfaqësuesit demokrat Gregory Meeks, nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Scholz është nën presion të shtuar nga aleatët e tij evropianë për autorizim të eksportimit të tankeve të llojit Leopard, të prodhuara në Gjermani.

SHBA dhe Gjermania

“Në thelb, duhet të jenë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania. Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, tha Meeks për agjencinë e lajmeve AFP më 19 janar, pas takimit të një dite më parë me Scholz në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ai “beson fuqishëm” se Ukraina duhet të furnizohet me tanke, në një deklaratë pas takimit të tij në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Ne e dëgjojmë mesazhin tuaj. Ju keni nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe artilerisë, më shumë armatim”, tha ai në Twitter. “Unë besoj fuqishëm se tanket duhet të dërgohen”.

Ndërkohë, një grup prej nëntë vendeve – përfshirë këtu Britaninë e Madhe, Poloninë dhe Holandën – u zotuan se do të synojnë furnizim me “pako të paprecedenta të donacioneve”, përfshirë këtu tanke ushtarake për t’i ndihmuar Ukrainës në konfliktin me Rusinë.

“Jemi të përkushtuar që së bashku t’i dërgojnë mbrojtjes së Ukrainës pako të paprecedentë të donacioneve, përfshirë tanke luftarake, artileri të rëndë, mbrojtje ajrore, municion dhe pajisje luftarake të këmbësorisë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Këto zhvillime të fundit e shtojnë presionin mbi Gjermaninë dhe ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili u takua më 19 janar me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Llloyd Austin.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë se Austin pritej t’i bënte presionit homologut të tij gjerman për ta lejuar transferimit e tankeve të prodhuara në Gjermani.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, premtoi mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën më 19 janar dhe e paralajmëroi ministrin Pistorius se forcat e armatosura të Gjermanisë duhet të jenë sërish në gjendje ta mbrojnë vendin. /Rel/

Etiketa: GjermaniaukrainaZelensky

Lajme të lidhura

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26
Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt
Aktualitet

Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt

14:02 - 15/01/26
Para
VIDEO/ Përmbysje e çmendur e Cityt, 4 gola në pjesë të dytë

VIDEO/ Përmbysje e çmendur e Cityt, 4 gola në pjesë të dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të
Aktualitet

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë

08:37 - 16/01/26

Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktive me...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:28 - 16/01/26
Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

08:15 - 16/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Janar 2026

07:53 - 16/01/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026

07:39 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com