GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjiknuri e gjeti strategjinë për fushatë, takim me komunitetin rom dhe egjiptian: Do të jem avokat i interesave tuaja

14:42 - 21/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma zgjedhore, Gjiknuri apel opozitës: Sillni  propozime e jo bllokim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komuniteti rom dhe egjiptian ishin në fokusin e agjendës elektorale të kandidatit të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri.

Përfaqësues të këtij komuniteti, duke i shprehur Damian Gjiknurit mbështetje, theksuan edhe disa prej çështjeve të komuniteti rom dhe egjiptian, së bashku me bindjen se vetëm një politikan, një njeri që e ka treguar veten me punë konkrete, mund t’i adresojë për zgjidhje.

Edlira Kapllanaj, si përfaqësuese e këtij komuniteti dhe një zë i fortë si anëtare në Këshillin Bashkiak të Vlorës, në fjalën e saj theksoi se “Ne shprehim mbështetjen dhe besimin tonë tek figura politike e Damian Gjiknurit, pasi të gjitha problematikat që ne si komunitet na shqetësojnë dhe shoqërojnë, si arsimimi, punësimi dhe strehimi mund të marrin zgjidhje vetëm përmes jush. Duam ndihmën tuaj, në të gjitha këto shtylla kryesore për të evoluar në shoqëri. Kemi besimin e plotë se, Partia Socialiste do ta çojë zhvillimin e vendit përpara. Mos harroni t’i japim besimin dhe votën tonë Nr.5, Partisë Socialiste dhe votë maksimale për Damian Gjiknurin. Kemi shumë besim se Gjiknuri, nga Vlora, do të dalë fitues me vota maksimale. Jam shumë e bindur se figura juaj politike në parlament do të bëjë politika të atilla që këtë komunitet ta ndihmojë në vazhdimësi për integrimin në shoqëri”.

Azem Halili, djali me integritet, jo vetëm në rrethin e komunitetit që përfaqëson por edhe në qytetin e Vlorës, në fjalën e tij pohoi se, “Ne kemi shumë kandidatë por për ne përfaqësues është vetëm Damian Gjiknuri. Kjo pasi, komuniteti ynë ka shumë problematika dhe neve na duhet një politikan me pjekuri politike dhe këtë nuk e zëvendëson tjetër, vetëm Damian Gjiknuri. Ai do të jetë zëri rom dhe egjiptian në parlament. Ne duhet ta tregojmë forcën tonë duke votuar masivisht Damian Gjiknurin”.

Edhe përfaqësues të të rinjve, si Emanuela Selimaj, e cila është dhe votuese për herë të parë duke theksuar rëndësinë e ushtrimit të të drejtës së votës, theksoi se, vota do të shkojë për Damian Gjiknurin.

Vet Gjiknuri theksoi se, “Ju jeni pjesë integrale e shoqërisë dhe duhet të jeni pjesë integrale e përfaqësimit në çdo nivel në këtë qytet. Partia Socialiste ka bërë shumë për komunitetin tuaj, por ende ka shumë për të bërë. Ne jemi për barazi sociale dhe meritoni të keni vlerat tuaja, të drejta të barabarta dhe përfaqësimin tuaj në çdo institucion. Unë do të jem avokati i mbrojtjes së interesave tuaja, në çdo kohë. Me votën masive tuajën dhe të Qarkut të Vlorës, unë do të jem, avokati juaj dhe çështjen e komunitetit tuaj do ta kem një nga prioritetet e mia. Edlirën dhe Azemin, si përfaqësuesit tuaj, do t ‘i kem pikëlidhje të vazhdueshme të interesave tuaja. Qeveria shqiptare ka filluar programet sociale për strehimin edhe angazhime të tjera të cilat ne do t’i bëjmë realitet. Dua t’ju ftoj të votoni masivisht Partinë Socialiste, dhe duke më dhënë votë mua, si Damian, ju automatikisht do të më bëni pjesë të komunitetit tuaj”, theksoi Gjiknuri.

Etiketa: FushateGjiknurikomuniteti rom

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Berisha në Pukë: Në BE, kur Vis Poja dhe bandat të shkojnë para drejtësisë

Berisha në Pukë: Në BE, kur Vis Poja dhe bandat të shkojnë para drejtësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com