GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gjimshiti: Goli në fund, jo çështje frike. Ndaj Gjeorgjisë do jemi ndryshe

18:36 - 28/03/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjimshiti: Goli në fund, jo çështje frike. Ndaj Gjeorgjisë do jemi ndryshe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në konferencën për shtyp ditën e sotëm ishte i pranishëm Berat Gjimshiti, i cili foli në prag të miqësores së dytë që kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Gjeorgjisë në “Air Albania” më 29 mars ora 18:00.

Mbrojtësi i Atalantës theksoi se ndaj kombëtares gjeorgjiane djemtë do të japin maksimumin për të marrë fitoren ndaj tyre për të “shlyer” në një farë mënyre edhe atë humbje të pamerituar ndaj Spanjës.

“Kur të kesh rezultatin e duhur në fund, nuk besoj se ka nevojë teknika, por më shumë përqendrimi që të mos bësh gabime dhe të mos pësosh golin në fund. Më shumë nevojitet përqendrimi sesa fiziku, sepse nuk ndjen më lodhje në minutën e fundit”.

“Mbas ndeshjes nervozohemi të gjithë. Të gjithë ishim të mërzitur në dhomat e zhveshjes. Më shumë është ccështje përqendrimi. Një ndeshje është më shumë se 90 minuta. Përqendrimi duhet të jetë në maksimum deri në fund, sidomos me kombëtaret e forta siç është Spanja. Me një gabim e pëson menjëherë golin dhe është e vështirë të rikuperosh. Besoj se përqendrimi deri në fund, të mos rrezikosh, sepse gabimi në fund të penalizon”.

“Më shumë zhgënjim, sidomos pas ndeshjes, çdo njeri ishte i mërzitur, sepse ishte një moment historik për kombëtaren shqiptare. Të marrësh barazimin në Spanjë është gjë e bukur. Ishim të gjithë të mërzitur normalisht. Duhet të përmirësosh gabimet, sepse nuk ke shumë kohë. Çdo njeri bën shumë gabime”.

“Unë flas për veten më shumë se sa për të tjerët, por nuk besoj se ka rol frika. Këto ndeshje i shijon 100%, sidomos kur ke rezultatin në dorë. Nuk besoj frikë, është përqendrimi. Edhe gjërat që bën në tre minutat e fundit duhet t’i bësh ndryshe ndoshta. Besoj se çdo futbollist shkon në fushë dhe mendon më të mirën. Askush nuk mendon se do të hyjë në fushë dhe të mendojë të humbasë ndeshjen 4-0. Kush hyn në fushë jep 100%, pastaj hyn fati dhe përqendrimi”.

“Kur unë luaj në klubin tim nuk luaj në mënyrën italiane. Unë nuk luaj ashtu, topa të gjatë dhe të gjithë mbrapa. Nuk besoj se luajnë shumë skuadra italiane ashtu. Gjithsesi besoj se në minutat e fundit duhet të mbrohesh më mirë”.

“Besoj se dhe me Spanjën, tifozët e kanë parë që lojtarët dhanë çdo gjë në fushë. Besoj se do të jetë një ndeshje ndryshe, sepse kualiteti teknik nuk është aq i lartë sa i Spanjës. Përsëri është një kombëtare që vrapon shumë dhe mbrohet shumë mirë. Besoj se loja do të jetë ndryshe, sepse mendoj se do te kemi dhe ne më shumë raste, për të bërë një lojë më shumë ofensive”,  përfundoi Gjimshiti.

Etiketa: Berat GjimshitiShqiperia

Lajme të lidhura

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës
Breaking Views

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Para
Foto/ Komisioni i Rithemelimit nis operacionin “fshesa”, hiqet stafi nga grupi i medias

Foto/ Komisioni i Rithemelimit nis operacionin “fshesa”, hiqet stafi nga grupi i medias

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të...

Lexo më shumë
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com