GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gjimshiti tregon “amanetin” e gjyshërve për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore!

19:19 - 06/06/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjimshiti tregon “amanetin” e gjyshërve për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka dalë në në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes me Serbinë, e cila do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin kombëtar, e vlefshe për grupin K të kualifikueseve të kupës së botës 2026.

Ai rrëfeu se kishte disa ditë të lirë para grumbullimisht me kombëtaren dhe kishte shkuar për të takuar gjyshërit në Preshevë, ku theksoi se i kishin lënë një “porosi”, që sipas tij dijet, fitore ndaj Serbisë.

Mbrojtësi kuqezi deklaroi se ekipi është gati për një përballje delikate si kjo dhe u shpreh se Shqipëria do të kërkojë me çdo kusht fitoren. I pyetur mbi marrëdhënien e tij me partneren serbe, Gjimshiti deklaroi se nuk kishte dalë në konferencë për të folur për jetën e tij private.

“Kemi bërë shumë stërvitje dhe mendoj se jemi gati. Tifozët e Shqipërisë, janë më të mirët në botë. Gjithmonë kanë qenë shtysë për ne dhe mendoj se edhe nesër do të jetë.

Kisha 3-4 ditë pushim dhe shkoja të takoja gjyshërit në vendlindje. Vitet e kaluara kam pasur pak kohë dhe ishte një gjë e rëndësishme që ta bëja. Porosia ishte ajo që dimë të gjithë. Jemi 100% të fikusuar te ndeshja. Ne futemi me synimin për të fituar ndeshjen, ndaj një kundërshtari të fortë.

Ka disa gjëra emocionale, që mund t’i ndjekin disa lojtarë. Duhet të fokusohemi te futbolli dhe te ndeshja. Emocionet duhen në një ndeshje futbolli, por duhen mbajtur dhe të fokusohemi te fusha.

Në fushë duhet të japim gjithçka dhe pastaj tifozët do na duartrokasin. Jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje. Me Samardzic kemi folur, por nuk do e them këtu. I gjithë ekipi i Serbisë ka lojtarë të fortë. Duhet të jemi të fokusuar te i gjithë ekipi.

Bashkëshortja serbe? Nuk kam ardhur këtu për tu përgjigjur për jetën private, por vetëm për futbollin. Këtu jam për çështjet e futbollit dhe jo për jetën private”, deklaroi Gjimshiti.

Etiketa: gjimshitiKryesore1Serbi

Lajme të lidhura

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit
Breaking Views

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26
Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës
Breaking Views

Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës

19:04 - 20/02/26
Para
Dueli me Serbinë, flet Silvinjo: Pres një ndeshje të bukur, djemtë do të japin gjithçka në fushë

Dueli me Serbinë, flet Silvinjo: Pres një ndeshje të bukur, djemtë do të japin gjithçka në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26

Nazmi Gripshi tashmë është futbollisti më i ri i Rubin Kazan. Mesfushori me tipare sulmuesi nis kështu aventurën e tij...

Lexo më shumë
Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com