Një urdhër i ri dhe mjaft i diskutueshëm i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë ka shkaktuar reagime të ashpra dhe paralajmërime të forta. Bëhet fjalë për një vendim që synon të lejojë dhe rimbursojë me paratë e taksapaguesve terapinë hormonale për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët e moshave 14 deri në 18 vjeç.
Mjeku Zija Ismaili e ka cilësuar këtë vendim si një “akt të pastër kriminal” dhe një “atentat ndaj fëmijëve, familjes dhe shoqërisë”.
Eksperti ngriti alarmin se të miturit nuk e kanë as pjekurinë dhe as të drejtën ligjore për të marrë vendime kaq drastike dhe të pakthyeshme mbi natyrën e trupit të tyre. Sipas akuzave të forta të artikuluara, ky urdhër është nxjerrë nga “skutat e errëta” dhe i shërben një agjende, duke u mbajtur i fshehtë dhe duke shmangur tërësisht një konsultim të gjerë me mjekët specialistë si pediatrit, endokrinologët, psikologët, apo dhe me vetë prindërit e shoqërinë civile.
Aplikimi i kësaj terapie tek fëmijët është konsideruar si një përpjekje e qëllimshme për të shkatërruar qelizën bazë të shoqërisë shqiptare, familjen, duke i kthyer të miturit në shënjestra të organizatave dhe shoqatave të ndryshme.
“Urdhërin do ta cilësoja si një akt kriminal. Është një atentat i pastër ndaj fëmijëve, familjes dhe shoqërisë. Aktualisht ky urdhër parashikon që fëmijët duke filluar nga mosha 14, 16 dhe 18 vjeç mund të aplikojnë terapinë hormonale në trupin e tyre në një kohë kur ne e dimë shumë mirë që këto mosha nuk janë në gjendje të jenë vendimmarrëse për të bërë ndryshime të kësaj natyre.
S’kanë asnjë të drejtë ligjore për të marrë këtë vendim. Prandaj dhe unë e quaj me plot fjalën akt i pastër kriminal i dalë nga skutat e errëta, majtiste, sorosiane të Ministrisë së Shëndetësisë. Unë e denoncoj me shumë forcë këtë urdhër, se është një urdhër i cili bie katërcipërisht në të gjitha drejtimet e veta, në të gjitha pikat që ka me të gjitha ligjet që ne aktualisht sot kemi. Pra siç e thashë, fëmijët e këtyre moshave nuk janë në gjendje të marrin vendimet e natyrës për të aplikuar terapi hormonale dhe si të tillë, bën që këta fëmijë do të jenë target i shoqatave me bindje majtiste, të cilat e kanë si mision për të hyrë deri në qelizë që është gjëja më e shenjtë që është familja. Tërësisht të ndryshosh seksin nëpërmjet terapisë hormonale në mosha të tilla në një shoqëri e cila nuk e pranon dhe ka gjënë më të shenjtë familjen, ndaj unë them me bindje që është i kësaj natyre, është akt kriminal.
Nga të gjitha statistikat që kemi, pjesa e devijacioneve që ne mund t’i quajmë edhe sëmundje, se në rastin konkret nuk kemi përballë një sëmundje. Kemi përballë një urdhër i cili kërkon të bëjë transformimin nga mashkull në femër ose anasjelltas dhe që të aplikohet si terapi hormonale e rimbursuar nga shteti.
Pra nuk jemi në nivelin e një devijacioni seksual e cila është në minorancë në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë, fare minimale në minorancë, të cilët kërkojnë një konsultim shumë të gjerë për të marrë këtë lloj terapie kur kanë probleme shëndetësore. Dhe unë do isha shumë dakord për këtë kategori njerëzish të cilët kanë probleme shëndetësore, me sistemin hormonal kur kanë defiçite të prodhimit qoftë të seksit femër qoftë të seksit mashkull. Atëherë aplikohet terapia hormonale për të bërë zëvendësimin e tyre. Por në rastin konkret, të nxjerrësh një urdhër të errët nëpër skuta, kur vetëm 2 mjekë në QSUT në një pavijon vetëm për sëmundjet endokrine dhe është jashtë konsultimit të gjerë me të gjithë mjekët.
A mundet që një endokrinolog pediatër të mos ketë informacion për një fëmijë që ka devijacione, aq më keq për një fëmijë që kërkon të ndryshojë seksin? Pra duhet të ishte pjesë e këtij stafi. Një mjek urolog apo një mjek gjinekolog. Pra konsultimi do të ishte shumë i gjerë. Për personat që kanë devijacione dhe kanë probleme shëndetësore për nivelin e prodhimit të hormoneve në trupin e tyre. Ne i quajmë devijacione dhe i quajmë sëmundje. Ndërsa për rastin konkret për këtë urdhër që ka dalë, e gjithë shoqëria e papërgatitur, konsultimi i gjerë nuk është bërë me të gjitha grupet e interesit, me prindërit, me fëmijët, me të gjithë shoqërinë civile apo dhe me komunitetet e tjera fetare në mënyrë që shoqëria të jetë e qartë për një vendimmarrje për moshat mbi 22 vjeç, kur fillon që ka mbaruar dhe pjesa e prodhimit hormonal. Ne kemi përgatitur një projektligj në mbrojtje të fëmijëve dhe për të gjitha gjërat, pa kaluar moshën 22 vjeç nuk mundet të merret asnjë vendim për fëmijët…”, u shpreh ai.










Discussion about this post