GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Gjirokastër/ Rikthehen studentët në auditor

12:49 - 20/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjirokastër/ Rikthehen studentët në auditor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të interesuar për të plotësuar mangësitë e krijuara nga mësimi në distancë, një pjesë e mirë e studentëve të Universitetit “Eqrem Çabej”, kanë filluar të bëhen pjesë e konsultimeve që tashmë janë organizuar përmes grafikëve të hartuar nga njësitë bazë të departamenteve. Nga kjo periudhë rikthimi kanë përfituar edhe ata që  për arsye të ndryshme nuk u testuan online.

“Studioj për Kontabilitet-Financë. E pritëm me entusiazëm ardhjen në universitet pasi mësimi online nuk është efektiv. Shumë nga shokët e kursit janë paraqitur për të marrë leksione dhe kryer konsultime.” – shprehet një studente.

“Sot dhashë një provim, të cilin nuk munda ta jap online. Këtë periudhë përmes konsultimeve do të qartësohemi në ato çka nuk i kemi kuptuar” – thotë një tjetër studente.

Zv/rektori Jaho Canaj sqaron se rikthimi në auditorë është pritur mirë, nisur edhe nga fakti që studentët janë lodhur psikologjikisht gjatë kësaj periudhe të gjatë të zhvillimit të mësimit në distancë, i cili është shoqëruar edhe me problematika.

“Kur flasim për konsultime ata do të bëjnë edhe një përmbledhje të leksioneve. Në bazë të grafikut që janë hartuar nga njesitë bazë, studentët do të kenë mundësi të njihen me konceptet ligjet për secilën disiplinë të lëndëve që janë zhvilluar gjatë semestrit të dytë. Ndërkohë, do të vazhdojë dhe mësimi online. Ndërsa të gjitha provimet e sezonit të verës do të zhvillohen në auditorë. Studentët duket se janë të interesuar të kthehen në auditorë. Kjo vjen si rrjedhojë e një lodhjeje të madhe psikologjike, larg auditorëve, çka ka ndikuar në pritjen me entuziazëm nga ana e tyre për të qenë prezent. Nga masa e gjerë e studentëve ky lajm është pritur mirë dhe janë të interesuar. Janë përgatitur grafikët me qëllim që ata mos vijnë në mënyrë masive, por duke respektuar edhe masat. Jemi përballë një situate optimiste, ndërsa shpresojmë që viti i ardhshëm akademik të nisë në auditorë.” – sqaron zv/rektori Jaho Canaj.

Të gjitha provimet e sezonit të dytë, në Universitetin e Gjirokastrës, janë planifikuar për t’u zhvilluar në auditorë dhe do të jetë një sezon i tejzgjatur që do të shtrihet në 45 ditë. Është llogaritur që brenda muajit korrik ato të përfundojnë, për t’u lënë një muaj kohë pushime si studentetëve dhe stafit akademik.

Etiketa: auditorGjirokastërStudent

Lajme të lidhura

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia
Breaking Views

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja
Breaking Views

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Para
Arrestohet një 56-vjeçar në Tiranë, ishte në kërkim nga Italia për vrasje e grabitje

Arrestohet një 56-vjeçar në Tiranë, ishte në kërkim nga Italia për vrasje e grabitje

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com