GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjirokastra vajton për Kadarenë! Shtëpia ku lindi mbushet me vizitorë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjirokastra vajton për Kadarenë! Shtëpia ku lindi mbushet me vizitorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjirokastër është çelur libri i ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.  Në banesën muze të Ismail Kadaresë vizitat u shtuan që prej fillimit të javës. Të shumtë janë ata që kanë vendosur një koment në librin memorje të ngushëllimeve.

Nënshkruesit e komenteve janë nga vende të ndryshme të botës, lexues të tij por edhe bashkëqytetarë. Së shpejti bashkia pritet t’i dorëzojë këshillit bashkiak propozimin për ngritjen e një monumenti të shkrimtarit në qytetin e lindjes.

”Jam e përlotur dhe e trishtuar nga kjo humbje. Ai ishte një hero i letrave për Shqipërinë dhe botën. Unë kam lexuar disa nga librat e tij dhe isha sot pjesë e aktiviteteve në Gjirokastër. Trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë”, shprehet një vizitore.

“Ne gjirokastritët përkulemi me mirënjohje para birit të këtij qyteti që ofroi kaq shumë. Iku Ismaili por ngeli Kadareja, në rrugët në sokakët, në shtëpinë muze. Kadare do ngelet, do ngelet vepra e tij, do ngelet ajo që ka shkruar për Gjirokastrën tonë. Unë besoj se do marr miratimin shumë shpejt të këshillit bashkiak, mbase për të sjellë një monument që duhet të zerë vend në Gjirokastër”, thotë kryetari i Bashkisë.

Ka nga ata që e njohën Kadarenë përmes librave dhe të tjerë që e zbuluan përmes kritikës letrare e publicistikës. Romanet “Kronikë në gur”, “Darka e gabuar” apo ” Breznitë e Hankonatëve”, rrëfime identitare me në qendër Gjirokastrën dhe jetën e çuditshme brenda korracës së gurit u bënë pjesë e ndërgjegjes dhe krenarisë personale të çdo bashkëqytetari të tij.

“Sokaku i të Marrëve”, qafa e pazarit, kutia e Kako Pinos, shtëpia e doktor Vasilit apo plaka e Kokobobove veshin me karakter kryeveprën autobiografike të një fëmijërie plot fantazi të Kadaresë në Gjirokastër.

Qyteti e ka nderuar Ismail Kadarenë me disa tituj por do t’i detyrohet përherë, fëmijës ëndërrimtar që vëzhgonte avionët nga një dritare e lagjes Palorto, e më pas mendimtarit të rrallë për pasaportën që i dha Gjirokastrës e Shqipërisë për t’i bërë të njohura në të gjithë botën.

 

Etiketa: Gjirokastërkadare

Lajme të lidhura

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Me lule dhe duartrokitje përcillet për në banesën e fundit kolosi i letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Me lule dhe duartrokitje përcillet për në banesën e fundit kolosi i letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com