GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjithçka që dihet deri tani për grabitjen spektakolare të bizhuterive në Luvër

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjithçka që dihet deri tani për grabitjen spektakolare të bizhuterive në Luvër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parisi është tronditur nga një prej grabitjeve më të guximshme të dekadës: “Muzeu i Luvrit” është detyruar të mbyllet pasi një bandë hajdutësh arriti të vjedhë thesaret e paçmuara të kurorës franceze**, në mes të ditës, duke i shpëtuar policisë për disa minuta, sipas BBC.

Si ndodhi grabitja?

Ngjarja ndpdhi djen, mes orës 09:30 dhe 09:40, vetëm pak minuta pasi muzeu hapi dyert për vizitorët.

Katër persona të maskuar, duke përdorur një vinç mekanik të montuar në automjet, u ngjitën deri në “Galerinë e Apollonit”, me hyrje nga një ballkon pranë lumit Senë.

Dy prej tyre prenë xhamat me një sharrë elektrike portative, hynë brenda, kërcënuan rojat e sigurisë dhe thyen dy vitrinas ku ishin ekspozuar bizhuteritë. Stafi u detyrua të evakuonte vizitorët ndërsa u aktivizuan menjëherë alarmet.

Grabitësit u parë duke vepruar me qetësi, me maska dhe me lëvizje të sinkronizuara, tha ministrja e Kulturës, Rachida Dati, duke nënvizuar se bëhej fjalë për një sulm “shumë profesional” dhe “pa dhunë fizike”.

Sipas saj, plani për arratisje ishte i përgatitur deri në detaj: hajdutët u larguan me dy motoçikleta, të cilat i prisnin në pjesën e pasme të ndërtesës.

I gjithë operacioni zgjati më pak se shtatë minuta, deklaroi ministri i Brendshëm Laurent Nuñez. Ndërkohë, policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar katër autorët.

Një dëshmitar tha se nisi “panik total” ndërsa muzeu po evakuohej dhe hyrjet u mbyllën me barriera metalike.

Çfarë u vodh?

Sipas autoriteteve, u rrëmbyen tetë objekte të shekullit XIX, të gjitha pjesë e trashëgimisë mbretërore dhe perandorake franceze , përfshirë tiara, gjerdanë, vathë dhe brosha me mijëra diamante e gurë të çmuar.

Ministria e Kulturës konfirmoi listen e gjërvat ë vjedhura:

Një tiarë dhe një broshë, që i përkisnin Perandoreshës Eugénie, bashkëshortja e Napoleonit III

Një gjerdan smeraldi dhe një palë vathë të Perandoreshës Marie Louise

Një tiarë, një gjerdan dhe një vath nga seti me safirë i Mbretëreshës Marie-Améli dhe Mbretëreshës Hortense

Brosha “Relikare”**, një pjesë ikonike muzeale

Dy objekte të tjera, përfshirë kurorën e Perandoreshës Eugénie, u gjetën të hedhura pranë skenës së krimit, të dyshuara se u rrëzuan gjatë arratisjes. Ato po ekzaminohen për dëmtime. Sipas autoriteteve, bizhuteritë e zhdukura janë “të paçmuara dhe me vlerë të pallogaritshme historike”.

A ka precedentë?

Grabitjet e artit nuk janë të panjohura për Luvrin. Rasti më i famshëm në histori mbetet vjedhja e “Mona Lizës” në vitin 1911, e cila u mor lehtësisht nga një punonjës dhe u gjet vetëm dy vjet më vonë.

Në 1998, piktura “Le Chemin de Sèvres” u vodh dhe nuk është gjetur kurrë. Kohët e fundit, Franca po përjeton një valë grabitjesh në muzeume:

Muajin e kaluar u vodhën porcelanë të ndryshëm me vlerë 9.5 milionë euro në Limoges

Në 2024 u zhdukën shtatë objekte me vlerë të madhe nga muzeu Cognacq-Jay në Paris

Po atë vit, një tjetër bandë grabiti muzeun Hieron, duke qëlluar me armë përpara arratisjes

Hetimet vazdojnë , ndërsa Luvri premton rihapjen sa më shpejt, por ngjarja ka hapur debat të ri mbi sigurinë e muzeve franceze dhe tregtinë e zezë të artefakteve.

Etiketa: GrabitjeLuvër

Lajme të lidhura

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Para
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO-DPMNE shpall fitoren, ja si renditen partitë shqiptare

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO-DPMNE shpall fitoren, ja si renditen partitë shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com