GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO cakton detyrim me paraqitje për Jonaid Myzyrin/ Pezullohet nga detyra kreu i KPP

14:29 - 30/06/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Zyrtarisht i pandehur! Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK, kreut të KPP-së i komunikohet sot akuza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka pezulluar nga detyra kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Po ashtu me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur masë sigurie “Detyrim paraqitje” përpara OPGJ-së.

Hetimet e thelluara lidhen me një procedurë të vitit 2020, për mirëmbajtjen e një segmenti rrugor, me vlerë mbi 219 milionë lekë, ku dyshohet se janë përdorur dokumente të falsifikuara dhe është favorizuar në mënyrë të paligjshme një grup operatorësh ekonomikë.

“Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH). Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.”- njofton SPAK.

Përveç Myzyrit, në këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur edhe Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj, Enkelejda Bega, Vladimir Hodaj, Marjana Hasani, Mehdi Lala, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe shtetasit; M.L., N.K., dhe A.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Kujtojmë se Jonaid Myzyri është paraqitur disa herë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, teksa e fundit ishte sot paradite, ku iu komunikua dhe akuza.

Raportohet se një ndër hetimet që po zhvillon Prokuroria e Posaçme ndaj Jonaid Myzyrit ka lidhje me shqyrtimin dhe përfshirjen e tij në vendimmarrjen për ankimet mbi prokurime publike të zhvilluara nga institucione të Sigurisë Kombëtare, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, etj.

Sipas të dhënave të siguruara nga redaksia, rezulton se Jonaid Myzyri nuk është i pajisur me certifikatë sigurie dhe për këtë arsye, ai do të duhej të përjashtohej nga vendimmarrja për shqyrtimin e ankimeve mbi tenderat specifikë. Megjithatë, siç duket, ai ka shqyrtuar dhe ka votuar mbi ato procedura, në shkelje flagrante të ligjit.

Gjithashtu, mediat kanë raportuar se kreu i KPP-së po hetohet nga SPAK edhe për favorizimin që i ka bërë kompanisë NRG, me pronarë italianin Marco Genicco dhe bashkëshortja e tij shqiptare, Flutura Nuredini. Ata janë nën hetim të thelluar edhe nga Prokuroria e Tiranës për kontrabandë medikamentesh, me të cilat realizojnë spërkatjen kundër mushkonjave.

Jonaid Myzyri digjet për një mandat të dytë në krye të KPP-së

Jonaid Myzyri u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament. Në janar 2025, Parlamenti shpalli thirrjen për garën e re për kryetar të KPP-së, kur po afrohej fundi i mandatit të Myzyrit.

Në garën e re aplikuan tre kandidatë, mes të cilëve edhe Jonaid Myzyri, që kërkon një mandat të ri. Nga tre kandidatët, vetëm njëri prej tyre, Kreshnik Koka, u skualifikua, pasi nuk mori pjesë në intervistën e strukturuar me gojë.

Në 12 Mars 2025, Këshilli i Ministrave shpalli vlerësimin e kandidatëve të mbetur në garë, ku Jonaid Myzyri mori pikët më të larta, 91 të tilla, krahasuar me kandidatin tjetër në garë, Kreshnik Tërnova, i cili u vlerësua me 82 pikë.

Deri në këtë moment, duket se gjithçka po shkonte në favor të një mandati të ri për Myzyrin. Ligji për “Prokurimet Publike” parashikon që kandidatët duhet, ndër të tjera, të mos jenë nën procedim penal për kryerjen e ndonjë vepre penale (neni 26).

Pra, me marrjen zyrtarisht të pandehur nga Prokuroria e Posaçme, Jonaid Myzyri i “digjet” mundësia për një mandat të dytë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik

Etiketa: GJKKOJonaid MyzyriKryesore1Spaktendera

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com