GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO e la në burg Belerin, Dendias: Vendimi s’ka lidhje me shtetin e së drejtës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
GJKKO e la në burg Belerin, Dendias: Vendimi s’ka lidhje me shtetin e së drejtës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO-së, që la sot në fuqi masën e sigurisë së arrestit me burg për Fredi Belerin, i cili u zgjodh kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 14 majit.

“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Beleri, tashmë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë, ofendon ndjenjën e drejtësisë së publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës”, thuhet në një reagim të Ministrisë së Jashtme greke.

Më herët ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, zhvilloi një takim me Olta Xhaçkën, ministren e Jashtme në Qeverinë Rama, ku një nga çështjet e diskutuara ishte edhe ajo e arrestimit të Belerit.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e blerjes së votave, ndërsa Prokuroria pretendon se ka prova filmike lidhur me akuzën e ngritur.

Ndërkohë avokatët e Belerit kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin e GJKKO, pra do të kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, ndërsa vetë Beleri që kandidonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar drejtësi.

Para arrestimit, Beleri u kthye në një tabelë qitjeje me akuza nga Kryeministri Edi Rama, i cili nuk nguroi ta quante edhe maskara. Disa orë pasi Edi Rama paralajmëroi në një emission televiziv se do të merrej personalisht me dy personazhe, që i cilësonte si mbështetës të Fredi Belerit dhe që ushtronin presion ndaj votuesve, kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, u arrestua nga policia.

Etiketa: beleriDendiasKryesore1reagimi

Lajme të lidhura

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Para
Bashkë Fitojmë: Kërkojmë rinumërim në të gjithë Qendrat e Votimit në Belsh

Bashkë Fitojmë: Kërkojmë rinumërim në të gjithë Qendrat e Votimit në Belsh

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe...

Lexo më shumë
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com