GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“GJKKO ka shkelur ligjin”, Beleri: Pse u pyet me dyer të mbyllura dëshmitari?

15:29 - 22/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Seanca në GJKKO/ Shefi i komisariatit: Rama më tha se Beleri po blinte vota
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fredi Beleri, Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i është drejtuar me anë të një shkrese Gjykatës së Posaçme.

Në deklaratën e tij ai ka akuzuar trupën gjykuese të GJKKO për shkelje të Kushtetutës, pasi ka marrë dëshminë e dëshmitarit Arsen Rama me dyer të mbyllura.

Beleri deklaron se duhej që seanca të ishte publike dhe shtoi se fakti që të dashurës së dëshmitarit i kanë gërvishtur makinën nuk përbën provë që jeta e tij është në rrezik pasi as prokuroria nuk ka marrë hapa për mbrojtjen e tij.

Po ashtu shton se një shkelje tjetër e kushtetutës është fakti që GJKKO nuk ka lejuar mbrojtjen të marrë në pyetje dëshmitarin Arsen Rama.

Deklarata e plotë e Belerit:

Së pari: Pranuat kërkesën e prokurorisë, për pyetjen e dëshmitarit Arsen Rama me dyer të mbyllura, në shkelje të hapur të nenit 340 të Kodit të Procedurës Penale, duke u shkelur kështu Kushtetuta, që parashikon që seancat gjyqësore janë publike. Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë që cënohej siguria e dëshmitarit Arsen Rama. Pretendimet e prokurorisë, se diku në muajin qershor, të dashurës së shtetasit Arsen Rama, në rrugë publike, në Vlorë, i kanë gërvishtur automjetin, nuk provon që siguria e dëshmitarit është në rrezik. Maksimumi, e dashura e shtetasit Arsen Rama, që nuk është as subjekt as objekt në këtë gjykim, mund të ketë ndonjë mosmarrëveshje me servisin, apo me ndonjë automjet tjetër të cilit mund t`i kishte zënë parkimin apo rrugën, etj.

Po ta kishte marrë seriozisht këtë rrezik Prokuroria do të kishte vijuar me sigurimin e provës së dëshmitarit, apo do të kishte marrë masa për mbrojtjen e tij, sipas ligjeve të posaçme, gjë që nuk ka ndodhur. Prokuroria nuk e mbrojti dëshmitarin jashtë sallës së gjyqit për disa muaj, por kërkoi nga Ju që ta mbroni në sallën e gjyqit, dhe kjo kërkesë ndonëse e pabazuar nuk u vu në dyshim nga ana Juaj, duke më cënuar të drejtën e seancës gjyqësore publike. Gjykata e Posaçme u vu jo vetëm në mbrojtje të shtetasit Arsen Rama por edhe të të dashurës së tij, I referohem në këtë cilësim deklarimeve që ky shtetas dhe e dashura e tij kanë dhënë ditën që kanë konstatuar gërvishtjen e automjetit në rrugë.

Po ashtu pranuat kërkesën e prokurorisë për të kundërshtuar thëniet e dëshmitarit Arsen Rama, që ishte dëshmitari i prokurorisë, me dy procesverbale, ku nuk kishte asnjë thënie për ato që donte prokuroria të kundërshtonte. Mjaft që e kërkoi prokuroria, dhe prej Jush, pranohet çdo kërkesë.

Së dyti: Siç jam njoftuar, bazuar në nenin 341 të Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore bëhet nga Kryetari i trupit gjykues, i cili disponon me anë të urdhërave, të cilët sipas nenit 112 të Kodit të Procedurës Penale duhet të arsyetohen. Seancën e kaluar, gjatë pyetjes së dëshmitarit Arsen Rama, ndërhyrjet Tuaja, përveçse të paarsyetuara, nuk kanë qënë bazuar në nenin 361/6 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit “Gjatë pyetjes së dëshmitarit kryetari mund të bëjë pyetje dhe, kur është rasti, ndërhyn për të siguruar radhën e pyetjeve, vërtetësinë e përgjigjeve, saktësinë e pyetjeve dhe të kundërshtimeve, si dhe për të garantuar respektimin e personit”.

Sipas ligjit, Ju, me cilësinë e Kryetarit, mund të ndërhyni, kur dëshmitari pyetet nga pala që ka kërkuar pyetjen, që në rastin konkret ishte prokuroria, për të penguar pyetjet sugjestive. Prokuroria bëri shumë pyetje të tilla, por nga ana Juaj nuk u bë asnjë ndërhyrje. Ndërkohë, gjatë pyetjeve të mbrojtjes, sipas ligjit Ju mund të ndërhyni, vetëm për të siguruar vërtetësinë e përgjigjeve, saktësinë e pyetjeve dhe garantimin e respektimit të personit që po pyetej. Ndërhyrjet tuaja nuk kanë qënë në asnjë rast të natyrës që ligji Ju ka njohur, por keni penguar mbrojtësit të bëjnë pyetjet që kanë vlerësuar, shpesh duke penguar dëshmitarin të përgjigjet, ose keni dhënë Ju përgjigjen. Duke qënë se me mënyrën e drejtimit të seancës së kaluar, nga ana Juaj, është kufizuar e drejta ime për t`u mbrojtur sipas vlerësimit tim, bëj këtë deklaratë, në ushtrim të të drejtave të mia sipas nenit 358 të Kodit të Procedurës Penale.

Etiketa: belerideklarataGJKKO

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Mes zjarrit dhe kaosit, mazhoranca miratoi pa debat buxhetin 2024

Shpëton Vokshi dhe Koti, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi 4 deputetë të PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com