GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO lë në burg ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja

11:43 - 22/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja/ Identifikohet i kërkuari i tretë, emër i njohur i krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin lidhur me maën e sigurisë ndaj ish-deputeit socialist, Jurgis Çyrbja dhe shtetasit Ahmet masha.

Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Çyrbjan dhe për Ahmet Mashën gjithashtu.

Çyrbja akuzohet për veprat penale “tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “përkrahja e autorit të krimit” si dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Sipas SPAK, zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin Sky ECc, ka zbuluar në së paku, 7 raste, Jurgis Cyrbja ka nxjerrë informacione, të klasifikuara si “sekret shtetëror”.

Këto informacione duke përdorur postin e deputetit Cyrbja, sipas organit të akuzës, i siguronte tek funksionarë publik, të cilët deri në këtë fazë hetimi nuk janë identifikuar. Pasi siguronte informacionet, Cyrbja dyshohet se komunikinte me anë të aplikacionit “Sky ECC”, me personazhe të botës së krimit duke I njoftuar që janë shpallur në kërkim.

Jurgis Çyrbja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK se në disa raste dyshohet të ketë bashkëpunuar me Ahmet Mashën një tjetër I arrestuar, për kryerjen e këtyre veprave penale.

Po ashtu, Çyrbja akuzohet se edhe pse është në kërkim nga autoritetet, ka ndihmuar në këmbim të votave, Altin Hajrin, pronarin e resortit Golden në Shijak të akuzuar si pjesëmarrës në marrjen peng dhe zhdukjen e Jan Prengës, në 2020-ën .

Nga hetimet, ka rezultuar se Çyrbja është vendosur në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, për aksione në zonën e Durrësi. Edhe këto informacione  sipas SPAK, u janë transmetuar personave të shpallur në kërkim, si nga vetë Çyrbja, ashtu edhe përmes Ahmet Mashës.

Njoftimi zyrtar:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosur për personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha me vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, për personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 103,112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 129, datë 22.10.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Jurgis Çyrbja me vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 302/1/2 i Kodit Penal,“Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,
parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Ahmet Masha me vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim me personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit Penal. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

4. Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i pjesës përshkruese dhe arsyetuese i këtij vendimi, kërkesës së Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masave të sigurimit personal, si dhe i akteve që lidhen me këtë ҫështje nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

 

 

Etiketa: BurgCyrbja

Lajme të lidhura

Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest
Aktualitet

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26
Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…
Aktualitet

Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

14:21 - 23/02/26
Vodhën në një qendër tregtare në Tiranë, ndalohen katër autorët
Aktualitet

Lëvizte me pistoletë në brez te “Tregu Elektrik”, arrestohet i riu në Tiranë

13:58 - 23/02/26
Para
“Plas” sherri te Shëndetësia, Vokshi-Ndrecës: Do shkosh me këmbët e tua në SPAK apo…

PS-PD bien dakord, shtyhet edhe 2 javë afati i Komisionit hetimor të Shëndetësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest
Aktualitet

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka përfunduar mbledhjen në një seancë maratonë, të mbajtur këtë të hënë, 23 shkurt, për...

Lexo më shumë
Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

14:21 - 23/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Vodhën në një qendër tregtare në Tiranë, ndalohen katër autorët

Lëvizte me pistoletë në brez te “Tregu Elektrik”, arrestohet i riu në Tiranë

13:58 - 23/02/26
Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, persona ‘të fortë’ kërcënuan dëshmitarët në emër të saj

Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, persona ‘të fortë’ kërcënuan dëshmitarët në emër të saj

13:30 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com