GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO nis megaprocesin e “Mikrokredive” ndaj 16 të akuzuarve nga SPAK. Mashtruan 100 mijë shqiptarë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
GJKKO nis megaprocesin e “Mikrokredive” ndaj 16 të akuzuarve nga SPAK. Mashtruan 100 mijë shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtëmbëdhjetë persona dhe katër kompani janë në bankën e të akuzuarve nga SPAK, për skemën kriminale të “mikrokredive”, ku pre e mashtrimit ranë rreth 100 mijë shtetas shqiptarë. Megaprocesi ka nisur këtë të mërkurë, në orën 11:00.

Akuzohen 16 shtetas dhe 4 persona juridikë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare.

Pavarësisht mijëra personave që janë mashtruar duke humbur gjithçka, SPAK ka përfshirë në procesin para Gjykatës së Posaçme vetëm 31 prej tyre, të quajtura “Viktima të veprave penale”. Ky gjyq pritet të shndërrohet në një maratonë, për nga numri i të akuzuarve dhe viktimave.

Skema e “mikrokredive” e krijuar fillimisht nga Arben Meskuti, pronar i disa kompanive përmbarimi, avokatie dhe mikrokredie, dhe Olsi Ibro, i cili u vetëvra në rrethana të dyshimta më 20 korrik 2024, u hetua fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa 5 vite më pas dosja kaloi për kompetencë në SPAK.

Prokurori Edvin Kondili, ish-kandidat për kreun e SPAK, pas disa muajsh hetime, dërgoi si të pandehur në GJKKO këta persona me akuza të rënda që kalojnë 15 vite burgim:

1. Arben Meskuti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

2. Elda Ibro, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

3. Alban Kote, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

4. Aldo Daka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

5. Albert Gega, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

6. Andis Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

7. Vasil Bakallbashi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

8. Yliana Sejfo, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

9. Indrit Çuberi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

10. Rigels Bejko, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

11. Altin Vako, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

12. Helidon Xhindi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

13. Fatos Alimadhi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

14. Lefter Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

15. Roland Deda i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

16. Endri Myftari, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

17. Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

18. Personi juridik “ADCA” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

19. Personi juridik “Final” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

20. “Zyra e Përmbarimit Privat TDR Group”, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjyqtarja e seancës paraprake që do vlerësojë nëse çështja do vijojë gjykimin ose do rikthehet për hetime të tjera është Flojera Davidhi.

Sipas dosjes voluminoze që SPAK ka përcjellë në GJKKO, ka rezultuar se të pandehurit dhe shoqëritë e sipërcituara kanë vepruar si shoqëri e vetme me karakteristika të qarta të një grupi të strukturuar kriminal, duke futur qytetarët në vështirësi ekonomike sipas një skeme përmes shtrëngimit, përdorimit në kundërshtim me ligjin të të dhënave personale të familjarëve të debitorëve dhe keqbesimit e fakteve të pavërteta.

SPAK ka vërtetuar realizimin e mijëra ankandeve fiktive nga përmbaruesi Rigels Bejko, i cili ka kaluar dhjetëra pasuri/prona të paluajtshme në pronësi të Micro Credit Albania.

Pritet që në megaprocesin e “mikrokredive” të dëshmojnë dhjetëra qytetarë të mashtruar, ndërkohë që një hetim paralel në SPAK po zhvillohet për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, që shihet si iniciator i kësaj skeme e që pritet të dalë në gjykim në GJKKO përgjatë muajit tetor. / Newsbomb.al

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Aktualitet

KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit për mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës

19:29 - 27/08/26
Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari
Aktualitet

Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari

19:12 - 27/08/26
Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit
Aktualitet

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

19:00 - 27/08/26
Para
Dhoma e Avokatisë, thirrje KLGJ-së: Gjykatat e Apelit në kolaps, pritje me vite për një vendim

Dhoma e Avokatisë, thirrje KLGJ-së: Gjykatat e Apelit në kolaps, pritje me vite për një vendim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit për mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës

19:29 - 27/08/26

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi që të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ku...

Lexo më shumë
Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari

Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari

19:12 - 27/08/26
Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

19:00 - 27/08/26
“Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS”, Berisha: Agasi, mafiozi më i rrezikshëm pas padrinos Edi Rama!

“Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS”, Berisha: Agasi, mafiozi më i rrezikshëm pas padrinos Edi Rama!

18:51 - 27/08/26
Atentati me 10 kg eksploziv në Greqi/ Në pranga 8 persona, mes tyre edhe një shqiptar

Atentati me 10 kg eksploziv në Greqi/ Në pranga 8 persona, mes tyre edhe një shqiptar

18:37 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com