GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO rrëzon edhe një tjetër ankimim të Ajola Xoxës

15:28 - 20/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Njihet sot me masën e sigurisë, Ajola Xoxa futet në ambientet e GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ditën e sotme një tjetër ankimim të bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës.

Ajo kishte ankimuar kontrollin e ushtruar nga oficerët e BKH-së në apartamentin 11/4 të “Sky Tower” në Tiranë, që mbrojtja e saj e konsideron si magazinë, teksa kontrollet i konsideronte si të paligjshme.

Mes kërkesave të Xoxës ishte edhe ajo për kthimin e një celularit, e cila është rrëzuar edhe më parë nga gjykata. Ndërkohë, ditën e djeshme, Apeli i Posaçëm i rrëzoi Ajola Xoxës edhe kthimin e sendeve personale, të sekuestruara nga SPAK.

Ndaj Ajola Xoxës, GJKKO ka caktuar masën “detyrim paraqitje”, teksa fillimisht iu caktu “Arrest në shtëpi”.

Ajo akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Etiketa: ankimGJKKOxoxe

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Partia e Lirisë regjistrohet në zgjedhjet e 11 majit, Blushi: Na priftë e mbara

Partia e Lirisë regjistrohet në zgjedhjet e 11 majit, Blushi: Na priftë e mbara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com