GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO rrëzon pushimin e çështjes, detyron SPAK të hetojë guvernatorin Sejko

15:43 - 10/07/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
GJKKO rrëzon pushimin e çështjes, detyron SPAK të hetojë guvernatorin Sejko
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rikthyer për hetim në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), kallëzimin e Tedi Malaveci, kreu i Dhomës së Përmbaruesve për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Malaveci ka bërë kallëzim ndaj Sejkos për “shpërdorim detyre”, lidhur me një skemë mashtrimi me mikrokreditë.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas ankimimit të bërë nga Malaveci ndaj vendimit të SPAK për pushimin e kësaj çështjeje, vendosi sot ta cilësojë të pavlefshme kërkesën e SPAK dhe i ka rikthyer aktet për plotësim hetimesh.

Gjykata Penale e Shkallës së Parë të Tiranës, vendosi në muajin prill të shpallë moskompetencën e gjykatës së zakonshme dhe të dërgojë në SPAK çështjen penale në ngarkim të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko për veprën e “shpërdorimit të detyrës” dhe të shoqërisë MCA për veprat e mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Pas procedurës parparake, SPAK pushtoi hetimin, por ndaj këtij vendimi përmbaruesit paraqitën një ankimin në GJKKO. Kjo e fundit vendosi vijimin e hetimeve.

Guvernatori është kallëzuar në vitin 2022 për “shpërdorim detyre” nga Dhoma e Përmbaruesve Privatë, si autor i dyshuar për krijimin e skemave të mashtrimit me mikrokredi. Përmbaruesit kundërshtuan kërkesën për pushim të prokurores duke renditur një numër pretendimesh për veprime që duheshin kryer nga ana e prokurorisë.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një takim me dyer të mbyllura me gazetarët, para dy ditësh konfirmoi se SPAK ka një hetim, por jo për denoncimet e qytetarëve, por ka një hetim për një objekt konkret në Bankën e Shqipërisë.

“Kemi një hetim, për një objekt konkret ndaj bankës së Shqipërisë. Nuk bëj komente. Realisht dhe ne na vjen keq që qytetarët përplasen në dyert tona dhe për personat që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë lëndore. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi përpara dyerve të SPAK me z.Pal Trashaj dhe i përcjell ngushëllime familjes. Ka kërkesa të shumta nga ana e qytetarëve, por ligji na e ka përcaktuar qartë kompetencën lëndore”, mësohet të ketë thënë Dumani.

Etiketa: GJKKOKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)
Aktualitet

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS
Aktualitet

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve
Aktualitet

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26
Para
Dy të vdekur në aksidentin në Greqi, furgoni me shofer shqiptar përplaset me një veturë

Dy të vdekur në aksidentin në Greqi, furgoni me shofer shqiptar përplaset me një veturë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)
Aktualitet

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

Gëzim Allçi, 31 vjeç, i shpallur më herët në kërkim, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Ai dyshohet...

Lexo më shumë
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26
Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com