GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjoba 110 mln euro/ PD: Rama ka betejë edhe me dy pronarë mediash

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjoba 110 mln euro/ PD: Rama ka betejë edhe me dy pronarë mediash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo shprehet se shteti shqiptar i detyrohet Françesko Beketit edhe 145 mijë euro të tjera që do t’i shtohen 110 milionëve të eurove, pas mbylljes së televizionit nga kryeministri Edi Rama.

Në deklaratën e bërë nga selia blu, Garo theksoi se ‘një gjykatë ndërkombëtare nuk e ka pranuar kërkesën e qeverisë për anulimin e vendimit të arbitrazhit duke ia ngarkuar shtetit shqiptar edhe shpenzimet e gjyqit dhe kjo e rrëzon përfundimisht pretendimin e Ramës se Beketi nuk e ka fituar gjyqin, dhe se shteti shqiptar nuk i detyrohet biznesmenit italian’.

Deklarata:

Edhe 145 mijë euro të tjera do t’i shtohen 110 milionëve që shteti shqiptar i detyrohet Françesko Beketit pas vendimit arbitrar të Edi Ramës për mbylljen e televizionit në pronësi të tij.

Një gjykatë ndërkombëtare nuk e ka pranuar kërkesën e qeverisë për anulimin e vendimit të arbitrazhit duke ia ngarkuar shtetit shqiptar edhe shpenzimet e gjyqit.

Kjo e rrëzon përfundimisht pretendimin e Ramës se Beketi nuk e ka fituar gjyqin, dhe se shteti shqiptar nuk i detyrohet biznesmenit italian.

Ajo që mbetet është fakti se nga arka e shtetit do të dalin 110 milionë euro për një marrëzi qeveritare.

E gjitha me oreksin e Ramës për të mbyllur gojët që nuk këndojnë refrenin që ai dëshiron të dëgjojë.

Vendimi mund të ketë qenë i Ramës, por kostot i merr përsipër taksapaguesi shqiptar.

Të jemi të qartë: Rama nuk paguan asnjë kacidhe për vendimin që ai vetë e ka marrë. Shuma do të dalë nga arka e shtetit, thënë ndryshe nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Kështu ndodh kur qeveria merr vendime që dëmtojnë, jo vetëm lirinë e shprehjes, por edhe kursimet publike.

Janë me qindra milionët që shteti shqiptar humbet në gjykatat ndërkombëtare për arsye të vendimeve të pamenduara, arbitrare të qeverisë. Përveç Beketit me 110 milionë, Edi Rama ka beteja të hapura edhe me dy pronarë të tjerë mediash, të cilët i kanë dërguar në arbitrazh abuzimet e qeverisë ndaj tyre.

Qeveria është në të drejtën e vet të bëjë betejat e saj, por vetëm për të mirën publike, jo inate personale, dhe jo me paratë e taksapaguesve.

Partia Demokratike po përgatit dosjen për “rastin Beketi” dhe raste të tjera të arrogancës dhe abuzimeve trashanike të Ramës, për të cilat kanë paguar e po paguajnë qytetarët shqiptarë.

Etiketa: MEDIApronareRama

Lajme të lidhura

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Berisha në Berlin: Mbështetje e fortë për PD-në, denoncova diktaturën autokratike të Ramës
Aktualitet

Berisha në Berlin: Mbështetje e fortë për PD-në, denoncova diktaturën autokratike të Ramës

11:58 - 27/06/26
Para
Elezi: Balluku na llogarit si vend të botës së tretë

Elezi: Balluku na llogarit si vend të botës së tretë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26

Kryetari i Partisë Demokratike kritikoi vendimin e qeverisë shqiptare për të shpallur të padëshiruar një protestuese nga Kosova, Ikballe Huduti,...

Lexo më shumë
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Helmimi i studentëve të policisë, AKU pezullon aktivitetin e Sori-Al deri në përgjigjen e analizave

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e kontrolleve ndaj SORI-Al

12:43 - 27/06/26
Si i mposhtën influencerat “investitorët strategjikë” me një telefon në dorë

Si i mposhtën influencerat “investitorët strategjikë” me një telefon në dorë

12:18 - 27/06/26
Berisha në Berlin: Mbështetje e fortë për PD-në, denoncova diktaturën autokratike të Ramës

Berisha në Berlin: Mbështetje e fortë për PD-në, denoncova diktaturën autokratike të Ramës

11:58 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet