Kryeministri Edi Rama dikur i quante gjobat ndaj qytetarëve “poshtërsi”, ndërsa sot, nga karrigia e pushtetit, është vetë ai që i vendos ato ndaj qytetarëve që protestojnë. Fjalët e Ramës në opozitë dhe veprimet e tij në pushtet, e bëjnë mjaft të qartë kontrastin mes qëndrimeve të tij të dikurshme dhe politikave që ndjek sot qeveria e drejtuar prej tij.
Asokohe, në një intervistë në “Opinion”, ai u kërkonte qytetarëve që t’i mbanin gjobat si medalje të betejës së tyre qytetare kundër pushtetit.
“Këta janë turrur vënë gjoba për të trëmbur njerëzit, o Fevzi. Ato gjobat mbajini se janë medalje të betejës tuaj qytetare me këtë pushtet maskara. Kjo është një nga poshtërësitë më të mëdha që mund të bëhen në këtë vend,” tha Rama asokohe kur ishte në opozitë.
Por pas ardhjes në pushtet, qëndrimi i kryeministrit për gjobat duket krejt ndryshe.
Me 25 tetor 2026, Rama prezantoi një paketë të re masash për protestat, ku parashikohen gjoba deri në 500 mijë lekë për pjesëmarrësit në tubime.
Pas prezantimit të kësaj pakete nga Rama, policia nisi zbatimin e masave ndëshkuese ndaj protestuesve. Që nga nisja e zbatimit të masave ndëshkuese, qytetarët i kanë denoncuar dhe kanë theksuar edhe pamundësinë për t’i shlyer.
Nga opozita, gjoba për Ramën ishin “poshtërsi” dhe “medalje të betejës qytetare”, ndërsa në pushtet, janë një instrument ndëshkues i institucioneve shtetërore.
gijotina.com/










Discussion about this post