GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gjobë 1 mln lekë, pezullim 5 vite ose heqje licence”, hyn në fuqi ligji i ri për mjekët: Lejohen 50 orë në muaj tek privati

11:58 - 09/08/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Gjobë 1 mln lekë, pezullim 5 vite ose heqje licence”, hyn në fuqi ligji i ri për mjekët: Lejohen 50 orë në muaj tek privati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akti normativ për ndryshimet në Urdhrin e Mjekëve hyri në fuqi zyrtarisht. Gazeta zbardh aktin e plotë “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014, “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”” ku përkatësisht bëhet me dije se mjeku duhet të mos punojë në sistemin shëndetësor jopublik më shumë se 30 për qind të orëve mujore, që punon në sistemin shëndetësor publik.

Gjithashtu, mjeku nuk duhet t’i kërkojë pacientëve, që i janë paraqitur në institucionin shëndetësor publik për trajtim dhe shërbime, në përputhje me specialitetin e tij, që t’i drejtohen institucionit shëndetësor jopublik, ku ai ushtron profesionin e tij. Në aktin normativ nënvizohen edhe kushtet dhe procedura që një mjek në një institucion shëndetësor publik mund të ushtrojë profesionin në një institucion shëndetësor jopublik.

“Një anëtar i Urdhrit të Mjekëve, që kërkon të ushtrojë profesionin e mjekut në një institucion shëndetësor jopublik, duhet t’i bëjë kërkesë titullarit të institucionit shëndetësor publik, ku ai është i punësuar. Në kuptim të këtij ligji, termi “ushtrim i profesionit të mjekut” përfshin hapjen, pjesëmarrjen, si edhe punësimin në një institucion shëndetësor jopublik. Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, të cilët janë punësuar në një institucion shëndetësor publik, që ka përfituar statusin e autonomisë spitalore financiare, nuk mund të bëjnë kërkesë sipas pikës 1 të këtij neni”, thuhet në ligjin e ndryshuar.

Sakaq, anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, që mbajnë funksione drejtuese të çdo niveli në një institucion shëndetësor publik dhe në Universitetin Mjekësor Publik, nuk mund të mbajnë funksione drejtuese të çdo niveli në një institucion shëndetësor jopublik. “Titullari i institucionit vlerëson:

a) ngarkesën e orëve, që mjeku ushtron në institucionin shëndetësor publik;

b) mbulimin e shërbimit nga personeli tjetër mjekësor në institucionin shëndetësor publik;

c) mundësinë e konfliktit të interesit.

Në çdo rast, angazhimi i mjekut në institucionin shëndetësor jopublik nuk duhet të pengojë kryerjen e detyrës së tij/saj në institucionin shëndetësor publik, ose kjo veprimtari nuk duhet të kërkojë një angazhim mendor a fizik të tij/saj, që e bën të vështirë kryerjen e kësaj detyre, ose ushtrimi i kësaj detyre në institucionin shëndetësor jopublik mund të cenojë, në çfarëdo mënyre, imazhin e mjekut. Në rast se titullari vlerëson se nuk plotësohen kërkesat e pikave 5 dhe 6, të këtij neni, vendos mosmiratimin e kërkesës. Në rast se titullari vlerëson se nuk ka pengesa për pranimin e kësaj kërkese, miraton kërkesën dhe njofton ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë”, theksohet në aktin normative të sapo hyrë në fuqi.

Ministria përgjegjëse për shëndetësinë bën publikimin e të dhënave të këtij mjeku në një regjistër publik elektronik. Procedura e verifikimit dhe e shqyrtimit të kërkesës, si dhe të dhënat, që do të bëhen publike në regjistrin elektronik, formati dhe mënyra e përditësimit të tij rregullohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

MASAT DISIPLINORE

Procedimi disiplinor ushtrohet nga komisioni i disiplinës dhe komisioni i apelimit. Komisioni i disiplinës funksionon pranë Urdhrit të Mjekëve dhe realizon shqyrtimin e ankesave, hetimin administrativ dhe, në rast konstatimi të shkeljeve, cakton me vendim masat disiplinore. Vendimet e komisionit të disiplinës mund të ankimohen brenda 10 ditëve nga njoftimi i arsyetuar në komisionin e apelit, që ngrihet pranë ministrisë përgjegjëse për Shëndetësinë.

Përbërja, organizimi dhe funksionimi i komisionit të disiplinës dhe të komisionit të apelimit rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Komisioni disiplinor heton e gjykon në bazë të fakteve dhe provave të administruara dhe të seancës dëgjimore me anëtarin e Urdhrit të Mjekëve, ndaj të cilit mund të merret masa disiplinore. “Kur vërtetohet se anëtari ka kryer shkelje të etikës, të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore ose ka bërë gabime teknike, ai jep këto masa:

a) Vërejtje;

b) Pezullim për të realizuar shërbime të caktuara mjekësore, për një periudhë nga 6 (gjashtë) muaj deri në 3 (tre) vjet;

c) Pezullim të licencës së ushtrimit të profesionit të mjekut në tërësinë e saj, për një periudhë nga 6 (gjashtë) muaj deri në 5 (pesë) vjet;

ç) Gjobë me vlerë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë;

d) Heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut”,  thuhet në aktin normativ.

Në këtë të fundit bëhet me dije se procedimi disiplinor fillon brenda 5 vjetëve nga momenti i kryerjes së shkeljes. Në rastin kur anëtari i Urdhrit të Mjekëve ushtron detyrën në të njëjtin institucion shëndetësor, ku ka kryer shkeljen disiplinore, procedimi disiplinor fillon menjëherë nga momenti i konstatimit të saj. Në caktimin e masave disiplinore, komisioni mban në konsideratë llojin e shkeljes, seriozitetin e saj, pasojat e ardhura, sjelljen e anëtarit të Urdhrit të Mjekëve ndaj këtyre pasojave, si edhe nëse ka pasur më parë shkelje të tjera disiplinore. Kundër vendimit të komisionit të apelimit lejohet ankim në gjykatën administrative kompetente brenda 10 ditëve nga marrja dijeni për vendimin. Ankimi në gjykatë nuk pezullon zbatimin e vendimit të komisionit të apelimit.

“Ministri përgjegjës për Shëndetësinë nxjerr udhëzimin sipas pikës 6, të nenit 8/a, të ligjit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ. Këshilli i Ministrave miraton vendimet, sipas pikës 4, të nenit 16, të ligjit, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ. Urdhri i Mjekëve harton Kodin e ri të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ. Deri në hyrjen në fuqi të Kodit të ri të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, mbetet në fuqi Kodi aktual i Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore”, thuhet në urdhrin e ndryshuar të mjekëve.

gijotina.com/

Etiketa: dypunesimiMjeku

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Emrat/ Tritol pranë një banese dhe 2 makina të djegura në Shkodër

Dhunohet një varr në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com