GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dogana e Durrësit gjobit Salillarin me 5.1 milionë euro për shmangie taksash me karburantet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dogana e Durrësit gjobit Salillarin me 5.1 milionë euro për shmangie taksash me karburantet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dogana e Durrësit ka gjobitur me 5.1 milionë euro kompaninë “Salillari” për shmangie të taksave të naftës. Vendimi Nr. 626 i autoriteteve doganore ka konstatuar lindjen e një borxhi doganor për shkak të mosrespektimit të procedurave për një sasi prej mbi 1.32 milionë kilogramë karburant, e cila ishte deklaruar nën regjimin e përjashtimit taksues të NATO-s.

Sipas dokumentacionit zyrtar të siguruar nga hetimi doganor në Sektorin e Porto Romanos, kompania “Salillari” kishte përfituar një autorizim përjashtimi (Nr. 14695) për importin e materialeve që do të shërbenin ekskluzivisht për projektin e ndërtimit të Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Ky status ligjor lejonte që mallrat e përcaktuara për bazën të mos ngarkoheshin me TVSH, akcizë apo taksa doganore.

Megjithatë, gjatë kontrolleve të kryera në terren dhe verifikimit të sistemit kompjuterik Asycuda, audituesit doganorë zbuluan se për një sasi prej 1,3 milionë kg naftë “diesel” 10ppm, kompania nuk kishte paraqitur asnjë kërkesë specifike përjashtimi të miratuar nga Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA).

Për shkak të mungesës së këtij dokumenti specifik autorizues në momentin e zhdoganimit, autoritetet e kanë konsideruar këtë sasi ligjërisht si “mall në qarkullim të lirë” të pasaktësuar nën regjimin e përjashtimit.

Detyrimi fillestar i papaguar i llogaritur nga dogana kapte shifrën e 156 milionë lekëve, i cili përfshinte 60.4 milionë lekë akcizë, 48 milionë lekë TVSH, 42.7 milionë lekë taksë qarkullimi dhe 4.7 milionë lekë taksë karboni.

Pasi rasti u klasifikua si kundërvajtje administrative doganore e kryer në neglizhencë (Neni 252, për mosrespektim afatesh dhe procedurash), ndaj subjektit u aplikua sanksioni ligjor prej 2-fishit të detyrimit të munguar, që shkon në 312 milionë lekë lekë.

Bashkë me detyrimin fillestar, fatura totale që kompania është ngarkuar të paguajë është 468 milionë lekë ose 5.15 milionë euro.

Përfaqësuesit e subjektit kanë refuzuar të nënshkruajnë procesverbalin, duke pretenduar në ankimimet e tyre administrative se procedurat doganore janë të pavlefshme pasi malli mbulohej nga marrëveshja kuadër që Shqipëria ka me NATO-n. Por ky pretendim është hedhur poshtë nga Dogana./Kapitali.al

Etiketa: gjobemilionaSalillari

Lajme të lidhura

Thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët përzënë qytetarin, Balliu: Provokator i qeverisë
Aktualitet

Thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët përzënë qytetarin, Balliu: Provokator i qeverisë

14:06 - 07/11/26
E rëndë/ U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit
Aktualitet

E rëndë/ U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

13:58 - 07/11/26
Protesta para Kryeministrisë! I riu thirrje administratës: Dilni në shesh. Për çfarë ju duhet rroga, kur nuk keni fëmijët në shtëpi?!
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë! I riu thirrje administratës: Dilni në shesh. Për çfarë ju duhet rroga, kur nuk keni fëmijët në shtëpi?!

13:50 - 07/11/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët përzënë qytetarin, Balliu: Provokator i qeverisë
Aktualitet

Thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët përzënë qytetarin, Balliu: Provokator i qeverisë

14:06 - 07/11/26

Një incident është regjistruar gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Një qytetar, i pranishëm mes turmës së protestuesve ka...

Lexo më shumë
E rëndë/ U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

E rëndë/ U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

13:58 - 07/11/26
Protesta para Kryeministrisë! I riu thirrje administratës: Dilni në shesh. Për çfarë ju duhet rroga, kur nuk keni fëmijët në shtëpi?!

Protesta para Kryeministrisë! I riu thirrje administratës: Dilni në shesh. Për çfarë ju duhet rroga, kur nuk keni fëmijët në shtëpi?!

13:50 - 07/11/26
Dogana e Durrësit gjobit Salillarin me 5.1 milionë euro për shmangie taksash me karburantet

Dogana e Durrësit gjobit Salillarin me 5.1 milionë euro për shmangie taksash me karburantet

13:41 - 07/11/26
Protestuesi denoncon dhunën policore ndaj të birit student: I thyen hundën

Protestuesi denoncon dhunën policore ndaj të birit student: I thyen hundën

13:31 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com