GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjonaj: Lista e zezë për investitorët, 5 vite nuk do të kenë të drejtë për leje ndërtimi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjonaj: Lista e zezë për investitorët, 5 vite nuk do të kenë të drejtë për leje ndërtimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka prezantuar ndryshimet e bëra në kuadrin ligjor për mbrojtjen e territorit nga ndërtimet pa leje. Ajo tha se është vendosur një vepër e re penale për shkelësit e ligjit për rrezikim me dashje të jetës së njerëzve. Gjonaj theksoi se me ndryshimet e reja një objekt i ndërtuar pa leje mund edhe të konfiskohet për interes publik, ndërsa investitorët mund të futen në listën e zezë, duke u përjashtuar për 5 vite nga marrja e lejeve për ndërtime. Sanksione janë parashikuar edhe për punonjësit shtetërore. Çdo punonjës që fsheh shkeljet e evidentuara tashmë rrezikon deri në 3 vite burg.

“Policia e Shtetit është përgjegjësi dhe kompetencat për të parandaluar ndërtimet pa leje dhe për të referuar çdo subjekt që ka kryer një ndërtim pa leje. Pasojat shumë të dëmshme na bënë që të kuptonim që çdo tolerim në cilësinë e ndërtimit përkthehet në jetë të humbura dhe pasoja të jashtëzakonshme ekonomike. Çdo ndërtim pa leje është një minë me sahat. Roli që luan Policia e Shtetit dhe IKMT duke përfshirë këtu edhe inspektoriatet e pushtetit vendosur nuk lidhet vetëm me ndërtimet pa leje por më së pari me mbrojtjen e jetës.

Policia e Shtetit dhe IKMT ka në dorë çdo instrument ligjor për të përmbushur me devotshmëri detyrën. Duke përfshirë sanksionet administrative dhe ato penale. Nga të gjithë ndryshimet ligjore që janë në fuqi, IKMT ka instrumentet e posaçme, tashmë edhe me përgjegjësi të reja që çdo mbikëqyrës që kontrollon ndërtimin. Në rast se ndodh shkelja e lejues duhet të njoftojë IKMT. IKMT e ka të sanksionuar në ligj vendosjen e sanksioneve penale

Me ndryshimet që janë kryer u arrit të rregullohet përcaktimi i qartë i përgjegjësive penale i subjekteve që kanë vepruar. Vendoset një vepër e re penale për këtë kategori që dëmton me dashje dhe rrezikon jetën e njerëzve. Janë ndarë në mënyrë të qartë përgjegjësitë. Një nga ndryshimet më të rëndësishme në ligj është vendosja e detyrimit të mbikëqyrësit të punimeve. Ai është i detyruar të urdhërojë pezullimin e punimeve dhe pas të njoftojë IKMT.

Ajo do të marrë më shumë informacion dhe bashkë me policinë e shtetit do të marrë më shumë masa. Me ndryshimet që janë kryer, janë forcuar sanksionet ndaj personave që kryejnë ndërtimet pa leje. Një objekt i ndërtuar pa leje tashmë mund të konfiskohet për interes publik. Çdo subjekt që ndërton pa leje, investitori do të përfshihet në listë të zezë dhe për 5 vite nuk ka të drejtë të marrë asnjë leje. Çdo punonjës i ngarkuar me një funksion shtetëror që bie në dijeni me paligjshmëri, në rast kur nuk merr masa, kodi penal ka parashikuar një sanksion si vepër penale me dënim deri në 3 vite burg”, deklaroi ajo.

Etiketa: Etilda Gjonaj

Lajme të lidhura

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë
Breaking Views

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë
Breaking Views

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

20:53 - 02/08/26
Para
Policia vazhdon kontrollet në zonën e “5 majit”

Policia vazhdon kontrollet në zonën e "5 majit"

TË FUNDIT

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26

Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët kanë lënë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara Kryeministrisë. Protestuesit...

Lexo më shumë
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com