GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjonaj në sesionin e posaçëm të Asamblesë së OKB: Jemi të vendosur të forcojmë demokracinë në vendin tonë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjonaj në sesionin e posaçëm të Asamblesë së OKB: Jemi të vendosur të forcojmë demokracinë në vendin tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka marrë pjesë në sesionin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme së OKB-së për luftën kundër korrupsionit.

Në fjalën e saj, Gjonaj tha se është një privilegj i madh që në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë, të jetë e pranishme në sesionin “Mbi sfidat dhe masat për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”.

“Ky takim shërben si një kujtesë për të avancuar përpjekjet tona në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, por mbi të gjitha, për të rinovuar angazhimin tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për të gjetur mënyra dhe mjete të reja për të luftuar korrupsionin”, tha ajo.

Duke iu referuar temës, luftën kundër korrupsionit, Gjonaj tha se “korrupsioni padyshim cenon parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ai prek thelbin e besimit që qytetari i jep qeverisë në mënyrë që kjo e fundit të përmbushë përgjegjësitë e saj. Përparimi dhe mirëqenia e një vendi ndikohen thellësisht nga pengesat e shkaktuara nga praktikat korruptive në të gjitha nivelet e qeverisjes”.

“Shqipëria ka vuajtur gjerësisht nga ekzistenca e fenomeneve korruptive në dekadat e fundit, çka ka penguar procesin e demokratizimit, rritjen e ekonomisë, cilësinë e ofrimit të shërbimeve dhe ecurinë e të gjithë shoqërisë në tërësi. Për këtë arsye, Qeveria Shqiptare e ka vendosur luftën kundër korrupsionit në krye të agjendës së saj politike, duke ndërmarrë hapa konkretë përmes politikave ndërsektoriale, ashtu si edhe mekanizma të shumë niveleve për ta luftuar atë. Ne jemi të vendosur ta çrrënjosim korrupsionin dhe të forcojmë shtetin e së drejtës dhe demokracinë në vendin tonë. Në këtë kontekst, ne pamë nevojën akute që paraqitej për Shqipërinë për ta filluar pastrimin nga Pallati i Drejtësisë, në mënyrë që të garantohej efektiviteti i përpjekjeve të saj të mëtejshme kundër korrupsionit në të gjitha fushat e veprimit qeveritar”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se “gjatë pesë viteve të fundit, si asnjëherë më parë, Shqipëria ka ndërmarrë reformën më rrënjësore në sistemin e drejtësisë, e cila kishte për qëllim të rikthente besimin e qytetarëve në një sistem gjyqësor të bazuar në integritet, transparencë, profesionalizëm, efikasitet dhe mbi të gjitha, pavarësi”.

“Reforma në drejtësi ka shënuar një pikë kthese në drejtim të intensifikimit të përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me qëllim, goditjen e korrupsionit endemik në sistemin gjyqësor, u ndërtua një sistem unik i vetingut të gjyqtarëve. Krah kësaj, tashmë është bërë funksionale edhe një arkitekturë e tërë institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë një Prokurori të Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjykatat e posaçme, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Një arkitekturë e tillë institucionale mundëson kanalizimin e përpjekjeve ndëshkuese, duke përjashtuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi dhe duke siguruar hetimin dhe ndëshkimin e praktikave të tyre korruptive. Tashmë që reforma në Drejtësi është në një fazë të avancuar të zbatimit të saj, me krenari pohojmë se rezultatet e një reforme të tillë kanë qenë tejet shpërblyese dhe inkurajuese. Për herë të parë, zyrtarë të lartë janë shkarkuar nga detyra, janë ndjekur penalisht dhe janë dënuar për korrupsion, pasuritë e tyre janë konfiskuar dhe tashmë po rihapen çështje të rëndësishme penale”, tha ajo.

Etiketa: ASAMBLEEtilda Gjonajokb

Lajme të lidhura

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias
Breaking Views

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias

18:39 - 13/05/26
“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin
Breaking Views

“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin

16:53 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
Para
Vijon fluksi i emigrantëve të parregullt, 2407 të kapur në vetëm 3 muajt e parë

Vijon fluksi i emigrantëve të parregullt, 2407 të kapur në vetëm 3 muajt e parë

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com