GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Gjthë arsyet pse duhet të kesh një grua Dash në jetën tënde

15:46 - 21/03/24
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjthë arsyet pse duhet të kesh një grua Dash në jetën tënde
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ajo mund të mendojë se dashuria është e gjithë ekzistenca e saj, por duke qenë se është e përfshirë shumë në jetën e vet, nuk mendon se dashuria mund të jetë fillimi dhe fundi i jetës. Ajo mund ta jetojë jetën e vetme, pa një njeri pranë, më lehtë se çdo lloj grua tjetër që keni takuar.

Sigurisht, të jetosh e vetme, pa një partner në krah, nuk është e njëjta gjë si të jetosh pa romantiken dhe dashurinë. Ajo gjithmonë do të ketë nevojë për heroin e ëndrrave të saj që t’i fitojë zemrën. Megjithatë, nëse nuk do që të ketë një partner vërdallë, ndoshta nuk do t’ia ndiejë shumë mungesën e tij. Mendon se çdo gjë që ai bën, ajo mund ta bëjë shumë herë më mirë.

Sipas saj, t’i bësh gjërat vetë është mënyra më e shpejtë për t’i realizuar ato. Vajza e udhëhequr nga Marsi, është e vendosur të marrë rolin e lideres, të jetë e para për të vepruar dhe kjo përfshin që të bëjë edhe lëvizjen e parë në një marrëdhënie dashurie.

Duhet të jesh shumë i/e kujdesshëm në lidhje me lëvizjet që duhet të bësh me një vajzë të shenjës së Dashit. Ajo dëshiron të jetë lider në lidhjen e dashurisë. Para se ta mbërthesh nga beli dhe ta puthësh, duhet të sigurohesh që i ke fituar zemrën. Ndryshe, mund të të japë një goditje të fortë dhe të largohet si një sorkadhe e friksuar.

Një grua e tillë duhet të jetë krenare për ty, që të të dashurojë.

Ajo e vendos të dashurin në piedestal, duke pritur që ai të qëndrojë aty si një imazh i përsosmërisë. Asnjëherë mos e kritiko të dashurin, bashkëshortin, ose fëmijët e një gruaje Dash, nëse nuk do të njihesh me tërbimin e saj. Ajo është shumë e aftë për të qenë kërkuese, egoiste dhe e hidhur me fjalët, nëse ti i prish planet shpresëdhënëse. Megjithatë, mund të jetë e butë, e devotshme dhe bashkëpunuese; gjithmonë të vlerëson pozitivisht.

Vajza Dash kërkon me këmbëngulje lirinë absolute, si para dhe pas martesës. Duhet të kesh besim absolut, kudo që shkon dhe në çdo gjë që bën, edhe pse ajo nuk do të ketë atë lloj besimi tek ti. Kjo nuk është aq e keqe sa tingëllon, sepse kjo grua do jetë plotësisht besnike, pasi të bëhet e jotja.

Si një grua shtëpie, ajo mund të jetë shumë ndihmuese. Nuk do të jetë nga ato që do të preferojë të rrijë në shtëpi, sepse çdo shtëpi është shumë e vogël për energjinë e saj krijuese. Rrallë do ta dëgjosh të ankohet për sëmundjet apo lodhjen. Por kur të ketë dhimbje, do të presë nga ti shumë mirëkuptim dhe mbështetje.

Mbaj pasionin dhe romancën gjallë në martesën, ose një grua e shenjës së Dashit do të jetë e pakënaqur. Dashi nuk humbet kohë duke u përpjekur të ndryshojë situatat e pakëndshme. Prandaj kjo mund të çojë në ndarje të nxituara ose në divorce impulsive.

Vajza Dash do të të ndihmojë të gjesh iluzionet e humbura dhe do të ketë një besim të madh në të gjitha ëndrrat e tua. Nuk ke ndonjë ëndërr? Atëherë mund të marrësh hua prej saj. Ka shumë për të të dhënë.

Etiketa: DASHHoroskop

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Vrasësit e Nikulajt në gjykatë, Londra vendos datën e ekstradimit

Vrasësit e Nikulajt në gjykatë, Londra vendos datën e ekstradimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com