GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjuha e urrejtjes në “BBV 4″/ Drejtoresha e AMA-s me tone të ashpra: Ndjell diskriminim dhe dhunë

në Aktualitet, Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjuha e urrejtjes në “BBV 4″/ Drejtoresha e AMA-s me tone të ashpra: Ndjell diskriminim dhe dhunë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha e AMA-s, Armela Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra për gjuhën diskriminuese dhe të urrejtjes në “realityshow”-n “Big Brother VIP 4” që transmetohet me pagesë në DigitAlb.

Drejtoresha e AMA-s thekson se është shqetësuese situata e krijuar në këtë “realityshow”.

Krasniqi ka dënuar me forcë të madhe përdorimin e gjuhës diskriminuese, të urrejtjes e ndasisë, të përdorur nga një prej banorëve, për më tepër personazh i njohur, kundrejt një banori tjetër.

Drejtoresha e AMA-s nënvizon se kjo lloj gjuhe cenon të drejtat e njeriut dhe sjell dhunë.

Krasniqi shkruan se prej fillimit të transmetimit të këtij formati, strukturat përgjegjëse pranë AMA-s kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm si me OSHMA-në, ashtu edhe me platformën dhe me produksionin, duke i vënë në dijeni shqetësimet e publikut, dhe është vepruar në rastet kur shkelja e dispozitave të Ligjit a Kodit është konstatuar.

AMA do të vazhdojë monitorimin e transmetimeve audiovizive, duke evidentuar dhe shqyrtuar çdo rast të mosrespektimit të kërkesave të ligjit, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Kodit të Transmetimit, si edhe duke ua adresuar ato OSHMA-ve përkatëse.

Reagimi i drejtoreshës së AMA-s:

Kam përcjellë me shqetësim situatën e krijuar natën vonë, në emisionin “Big Brother VIP 4”, të transmetuar në platformën me pagesë DigitAlb. Duke dënuar me forcë përdorimin e gjuhës diskriminuese, të urrejtjes e ndasisë, të përdorur nga një prej banorëve – për më tepër personazh i njohur – kundrejt një banori tjetër, i kujtoj OSHMA-së në fjalë, por edhe çdo operatori tjetër se, gjuha e urrejtjes, gjuha që ndjell diskriminim, jo vetëm që cenon të drejtat e njeriut, por edhe sjell dhunë.

E përshëndes reagimin e produksionit të BBV 4, në formën e përjashtimit të autorit të këtij ligjërimi. E vlerësoj, si një akt përgjegjësie përveçse etike, edhe kundrejt detyrimeve, që përmbajtjet audiovizive të të gjitha zhanreve, kanë kundrejt dispozitave ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë transmetimet audiovizive në Republikën e Shqipërisë.

Që prej fillimit të transmetimit të këtij formati, strukturat përgjegjëse pranë AMA-s, kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm si me OSHMA-në, ashtu edhe me platformën dhe me produksionin, duke i vënë në dijeni shqetësimet e publikut, dhe është vepruar në rastet kur shkelja e dispozitave të Ligjit a Kodit është konstatuar.

AMA do të vazhdojë monitorimin e transmetimeve audiovizive, duke evidentuar dhe shqyrtuar çdo rast të mosrespektimit të kërkesave të ligjit, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Kodit të Transmetimit, si edhe duke ua adresuar ato OSHMA-ve përkatëse.

Pritshmëria jonë përputhet me pritshmëritë e publikut të gjerë për respektim të dinjitetit njerëzor dhe standardeve etiko-profesionale të transmetimeve audiovizive.

V.O: Dy fjalë shumë personale. Ndihem e prekur akoma më shumë, si nuse Kosove dhe nënë e dy nipave të Kosovës. Ligjërime të tilla, fyerje të tilla të shëmtuara, nuk janë asgjë më tepër sesa veprime ndasie të rrezikshme që nuk i kanë hije një shqiptari!

Etiketa: amabbv4urrejtje

Lajme të lidhura

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
Para
Zbulimi i një vile antike pezullon rindërtimin e shkollës në Durrës

Zbulimi i një vile antike pezullon rindërtimin e shkollës në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com