GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Gjuha shqipe i ka shpëtuar gërshetimit me gjuhët e vona’

18:03 - 02/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Gjuha shqipe i ka shpëtuar gërshetimit me gjuhët e vona’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjuha shqipe i ka mbijetuar ‘ndikimit’ të gjuhëve të tjera. Këtë e zbulon “Science”, një nga revistat shkencore më prestigjoze në botë, në një artikull me rezultate ADN për 700 eshtra antike që përfshinin edhe eshtra nga Shqipëria (nga Ballkani deri ne Kaukaz). Mijëra vjet më parë, në Epokën e Bronzit, pati një zhvendosje masive njerëzore, me identitet gjuhësor indoeuropian, nga veriu Kaukazit dhe Detit të Zi, drejt Europës.

Te dhenat

Sipas të dhënave të lashta të ADN-së, nga 727 individë të 11 mijë viteve të fundit, kultura Yamnaya nisi një zinxhir emigrimesh që lidhnin Europën kaukaziane me Kinën dhe me Indinë. Kjo kulturë e organizuar në sistem patriarkal, që kishte zbutur kalin dhe përdorte bronzin, bënte jetë kryesisht blegtorale dhe ndikoi në mënyrë të konsiderueshme edhe Ballkanin.

Emigrantët shpejt u përzien me vendësit e mbijetuar në Ballkanë duke krijuar një “gërshetim” me prejardhje të ndryshme nga e cila dolën folësit e gjuhës shqipe, greke dhe armene. Por me gjithë ndryshimet e bëra, në studim shkruhet se Gjuha Shqipe është e vetmja gjuhë që i ka shpëtuar përhapjes së latinishtes dhe gjuhës sllave.

Projekti Rrenjet

Projekti Rrënjët, që mirëmban databazën më të madhe shqiptare të linjave mashkullore dhe femërore, haplogrupi Y dhe mitrokondrial, bazuar në rezultatet e dala në popullatën e sotme shqipëtare, ka dhënë edhe disa informacione shtesë mbi historinë e trevave shqiptare:

Popullsia neolitike, që në gjuhën popullore quhet Pellazge, duhet të ketë pasur linjat tipike të bujqve të parë që vërehen edhe në vende të tjera, kryesisht haplogrupi G dhe degë specifike të haplogrupit J2a dhe E.

Linjat e para

Ndërsa, ndër linjat e para që u përhapën në trojet e sotme gjatë Epokës së Bronzit, shfaqen disa degë te haplogrupit J2b-L283, që janë gjetur në eshtra antike në një hapësirë nga Kroacia e Sllovenia, deri në Mal të Zi, Malësi të Madhe dhe Kukës. Pra, del e qartë lidhja haplogrupit J2b-L283 me fiset ilire, përfshirë edhe degëzime të degës Z631, që sot është e përhapur edhe në Europën perëndimore e veriore.

Një tjetër haplogroup i Bronzit të hershëm dhe të mesëm është R1b-PF7563, haplogrup që ka një diversitet të lartë në popullatën e sotme shqiptare, por qe ka mbijetuar kryesisht në trevat e sotme shqiptare dhe më rrallë më gjerësisht në Ballkan. Eshtra të kësaj linje, u gjeten gjithashtu n Kukës në studimin e sipërpërmendur.

Edhe linja atërore R1b-CTS9219 u gjet në eshtra të Epokës së Bronzit të vonë

Edhe linja atërore R1b-CTS9219 u gjet në eshtra të Epokës së Bronzit të vonë ose të Hekurit të hershëm në Cinamak të Kukësit. Një ndër linjat pasardhëse të R1b-CTS9219, gjendet sot në dendësi shumë të lartë në shqiptarinë e të gjitha trevave. Haplogrupi E-V13 nuk u gjet në eshtra nga Shqipëria, por u gjet në disa mostra nga Bullgaria nga Epoka e Hekurit, një nga Maqedonia dhe një nga Kroacia.

Skenari i një përhapjeje përmes Ballkanit qëndror, duket më i mundshmi me të dhënat e deritanishme për këtë linjë atërore. Ky haplogroup duhet të ketë qenë i përhapur sidomos mes popujve të lashtë të Ballkanit verior. Me shumë mundësi, Dardania ka pasur rol kyç në përhapjen e tij. Duhet përmendur edhe se nga Shqipëria kishte vetëm disa rezultate nga Epoka e Hekurit, pra është e mundur që edhe E-V13 të gjendet në eshtra të Ilirisë jugore në të ardhmen.

Në studim, ndër rezultatet mesjetare, u gjet edhe një linjë e haplogrupit T që gjendet edhe sot në Gjakovë, Dibër, Tiranë dhe në bashkinë e Himarës.

Është e qartë nga krahasimi edhe me rezultatet e ADN-së së eshtrave antike në mbarë Europën, si edhe nga krahasimi me databazën e popullatës së sotme shqiptare tek Projekti Rrënjët, që me përjashtim te efektit te dyndjeve Gote, shekulli 3-4 pas Krishtit dhe Sllave, shekulli 6-7 pas Krishtit, në Ballkan dhe që sot përbëjne 20% të linjave mashkullore shqiptare, pjesa tjetër e linjave mashkullore shqiptare, janë vazhdimësi e linjave mashkullore nga popullata Ilire, ku një % të konsiderueshme e përbëjnë linja Ilire nga rajoni i Dardanisë të spostuara më në jug pas dyndjeve sllave./GazetaSi

Etiketa: gershetimigjuhashqipe

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
4 mënyra për të fituar të ardhura pasive

4 mënyra për të fituar të ardhura pasive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com