GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjukanoviç: Kina e respekton rrugën evropiane të Malit të Zi

17:16 - 06/07/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjukanoviç: Kina e respekton rrugën evropiane të Malit të Zi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, më 6 korrik, ka thënë që është i lumtur që Kina, si fuqi botërore, e respekton rrugën strategjike të Malit të Zi.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë për China Media Group, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Malit të Zi.

“Pavarësisht nga largësia gjeografike dhe diferencat në madhësi të shteteve tona, gëzohemi që një fuqi botërore, që njëkohësisht është edhe miku ynë tradicional, e respekton rrugën strategjike të Malit të Zi, në kuadër të integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka vlerësuar Gjukanoviç në deklaratën, e cila i është dhënë Radios Evropa e Lirë nga kabineti i tij.

“Kemi punuar me përkushtim, në mënyrë të hapur, në interes të përbashkët, duke respektuar në mënyrë të ndërsjellë zgjedhjet dhe vizionet në rrugën e zhvillimit, duke respektuar prioritetet kombëtare, ashtu siç bëjnë miqtë”, ka thënë Gjukanoviç.

Kina, më 14 qershor të vitit 2006, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së ripërtëritur të Malit të Zi, e ka pranuar zyrtarisht këtë shtet.

Të dyja shtete, 20 ditë më vonë, patën vendosur marrëdhëniet diplomatike.

Gjukanoviç konsideron që bashkëpunimi më i rëndësishëm i Kinës dhe Malit të Zi, në kuadër të nismës Brezi dhe Rruga, si dhe mekanizmi 17+1.

“Duke ju falënderuar atyre nismave, ne po realizojmë projektin infrastrukturor më të vlefshëm në historinë e Malit të Zi, ndërtimin e pjesës së parë të autostradës,e cila do të përfundojë deri në fund të nëntorit dhe me përvojën mjaft pozitive të bashkëpunimit me CRBC-në dhe bankën EXIM”, ka theksuar Gjukanoviç.

Presidenti malazias ka thënë që është i kënaqur me interesimin e madh të investitorëve kinezë për investime në Mal të Zi.

“Gjithashtu pres rinovimin e trafikut turistik në periudhën e ardhshme dhe unë e shfrytëzoj rastin të ftoj qytetarët kinezë të vizitojnë Malin e Zi”, tha Gjukanoviç.

Kompania kineze CRBS është zbatuese e punimeve në pjesën e autostradës Tivar-Boljare, për shkak të së cilës Mali i Zi ka hyrë në borxh 944 milionë dollarë te banka kineze EXIM, për një periudhë prej 20 vjetësh.

Përveç kësaj, në vitin 2019, Mali i Zi huazoi 90 milionë të tjerë për rrugët për qasje, të cilat kishin munguar në kontratën themelore.

Mali i Zi, në prill të këtij viti, i ka dërguar kërkesë zyrtare Komisionit Evropian, në të cilën ka kërkuar ndihmë nga institucionet evropiane për të shlyer borxhin kinez për shkak të autostradës.

Vitin e kaluar, Kina, nën jehonën e pandemisë së koronavirusit, ka investuar 70 milionë euro në projektet në Mal të Zi, të cilat Banka Qendrore e këtij shteti (BQMZ) i ka shpallur konfidenciale.

Sipas BQMZ-së, hyrja totale e investimeve të drejtpërdrejta kineze nga viti 2010 e deri në fund të vitit 2019 ishte 7 milionë euro. Edhe ndërtimi i termocentraleve të erës në kodrën Mozura afër Ulqinit, lidhet gjithashtu me ndërmarrjet kineze.

Kontraktues kryesor ishte kompania kineze Shanghai Electric, por është e paqartë se cila është pjesëmarrja e kompanisë, 66 apo 33 për qind, në kompaninë Malta Montenegro Wind Power JV Ltd, e cila menaxhon me termocentralet me erë./REL

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Kontrollet blic/ Kapet 20-vjeçarja me kanabis në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari për mashtrim dhe pesë të tjerë

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Një person hidhet nga kati i pestë, ngec i varur në pjesën metalike të katit të dytë

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com