GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gjukanoviç propozohet për president të Malit të Zi

19:24 - 24/02/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Gjukanoviç propozohet për president të Malit të Zi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, e ka propozuar atë si kandidat të partisë për president në zgjedhjet e ardhshme. Këtë njoftim partia e Gjukanoviçit e bëri përmes llogarisë në Tuitter.

Vendimi u mor gjatë mbledhjeve që kjo parti ka mbajtur më 24 shkurt. Gjukanoviç mori mbështetje unanime nga partia e tij për të hyrë në garë për një mandat të ri pesëvjeçar në krye të shtetit.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi janë caktuar për 19 mars dhe kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimet për të marrë pjesë në zgjedhje deri më 26 shkurt pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

DPS është në opozitë që nga gushti i vitit 2020. Gjukanoviç është një politikan, pushteti i të cilit në Mal të Zi ka qenë i pakontestueshëm që nga vendosja e sistemit shumëpartiak më shumë se 30 vjet më parë. Gjukanoviç është zgjedhur për herë të parë president më 1997 dhe këtë postë e ka ushtruar deri më 2003. Ai po ashtu fitoi mandatin e dytë si president në zgjedhjet e prillit të vitit 2018. Ai po ashtu ka udhëhequr lëvizjen për pavarësinë e Malit të Zi.

Gjatë mandatit të tij si president, ka nisur procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, ndërkaq në kohën sa ishte kryeministër, shteti më 2017 u bë anëtar i NATO-s.

Deri më tani, kandidatët e konfirmuar për zgjedhjet presidenciale janë lideri i Frontit Demokratik pro-rus, Andrija Mandiç, dhe zëvendëskryetarja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviç Stankoviç. Po ashtu, është paralajmëruar se në zgjedhjet presidenciale do të garojnë edhe Aleksa Beçiç, Jamov Millatoviç dhe Goran Danilloviç./REL

Etiketa: GjukanoviçPresidentpropozohet

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
Biden njofton masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

E konfirmon Zonja e Parë: Biden do të garojë për një mandat të dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!
Aktualitet

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur kalimin për gjykim në themel të çështjes ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit....

Lexo më shumë
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26
Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com