GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjykata kushtetuese pezulloi vendimin për ndërtimin e Teatrit të ri/ Reagon ish ministri Manjani: Gjykata i tha Erjonit, atë që miratoi fët e fët në KKT, t’i pijë lëngun

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kush do e paguajë avokatin francez?”/ Ylli Manjani ka një përgjigje për kritikët e Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar dhe një herë vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar. Më anë të një shkrimi të bërë në rrjetet sociale, Manjani shkruan se këtë radhë nuk do të sqarojë deliret e Erjon Velisë apo të pastrojë ‘zhulin’ mediatik që ka hedhur ai, por në këtë shkrim lë të kuptohet se është përqëndruar më shumë në pikën 4 të vendimit që u mor ditën e djeshme.

POSTIMI:

Disa miq, bazuar në një deklaratë “fitoreje” të Erion Velisë, më kërkojnë mendim shtesë nga sa shkrova më parë, për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam ndërmend të sqaroj deliret e Erion Velisë, as të pastroj zhulin mediatik që hedh ai për të ngatërruar opinionin publik me copëza fjalish që shkëputen nga një vendim ende i cunguar i Gjykatës. Por miqtë e mi, jo të paktë që më shkruajnë në lidhje me pikën 4 të atij vendimi, i ftoj të kuptojnë se:

1. Duhet të presim arsyetimin për të kuptuar plotësisht logjikën e vendimit, ku përfshihet edhe ajo pika 4. Kjo do ishte më korrekte.

2. Megjithatë pika 4, thotë se gjykata ka rrëzuar kërkesën, pra nuk e ka gjykuar pjesën se kushtetutshmërisë së vendimit të këshillit bashkiak. Ndoshta nuk ka gjetur arsye kushtetuese. Ndoshta kjo çështje nuk ishte kompencë e gjykatës kushtetetuese (unë besoj se kjo është arsyeja). Por kjo nuk do të thotë se vendimi i marre nga ai këshill është i ligjshëm.

3. Debati ligjor mbi ligjshmërinë e një vendimi këshilli bëhet gjykatën Administrative, pse jo edhe në Gjykatën Penale, por jo në atë Kushtetuese.

4. Por gjykata Kushtetuese ka thënë se ligji për ndërtimin e teatrit me PPP, transferimi i godinës në bashki janë ANTI KUSHTETUESE. Pra kalimi i teatrit te Bashkia është nul. Dhe këshilli bashkiak dhe Erioni ndjehen të “ligjshëm” se kanë shëmbur një godinë që nuk i takonte atyre për ta bërë?!
Nëse këtë e quan fitore, e gëzoftë! Por pas qafe e ka.

5. Praktikisht, Erioni në bazë të këtij vendimi duhet të kthejë mbrapsht me inventar të rregullt godinën e Teatrit. Nëse këtë godinë nuk e ka, do ti duhet ta gjejë ose ta paguajë tullë për tullë. Ka vetëm një shans t’i shpëtojë kësaj përgjegjësie, nëse dikush në qeveri ia firmos marrjen në dorëzim pa inventar. Në këtë rast ky që firmos merr përgjegjësinë e Erionit.

6. Gjykata i ka thënë Erionit që atë projektin që miratoi fët e fët në KKT, t’i pijë lëngun. Nëse nuk mjafton kaq, për të kuptuar se “fitorja” e Erionit është si hapja e negociatave të padronit të tij, nuk e di ç’tu them më shumë. Por, ju lutem përpiquni të kuptoni se Gjykata Kushtetuese nuk ka detyra as të shembë e as të ndërtojë godina; as të fusë njeri në burg; as të bëjë punën e gjykatave të tjera në vend. Këtu, në kushtetuese pra, flitet për gjykim kushtetues me dy objekte: kushtetushmërinë e normave, pra jo akteve individuale dhe, mosmarrëveshjet ndërmjet pushteteve. Kaq sa ka vendosur ka bërë shumë, po të kemi në konsideratë se kërkesa ka qenë vetëm për ligjin e koncensionit (ligji Fusha). E përsëris: prisni vendimin e zbardhur. Lerini deklaratat delirante që dalin nga goja e tharë nga sikleti. Ky është fiks rasti ku dardha e ka bishtin pas…

Çfarë u vendos dje?

Gjykata Kushtetuese pezulloi ditën e djeshme ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Etiketa: deklarateTeatri KombetarYlli Manjani

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Para
I nxehti afrikan, ISHP këshillon qytetarët: Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta,  shmangni sa më shumë diellin

Vazhdon i nxehti afrikan, ja si do të jetë moti për ditët në vazhdim

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com