GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një koment për partneren e të akuzuarit dyshohet se qëndron në zanafillën e konfliktit që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar, Lorik Abazi në Croydon, në jug të Londrës. Pretendimi është paraqitur nga prokuroria gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën Old Bailey në Britaninë e Madhe.

Sipas raportimeve të mediave britanike Lorik Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në një sallë bowlingu në Croydon. Më pas situata dyshohet se është përshkallëzuar, duke përfunduar në një përplasje të dhunshme.

Sipas versionit të paraqitur nga prokuroria, pas largimit nga ambientet e lokalit, i akuzuari dyshohet se është kthyer dhe është përballur me grupin ku ndodhej edhe 22-vjeçari shqiptar. Përplasja përfundoi tragjikisht me vrasjen e Abazit dhe plagosjen e dy personave të tjerë.

Për ngjarjen akuzohet Ellis Anim-Annor, i cili sipas raportimeve i mohon akuzat për vrasje dhe plagosje me dashje. Çështja po shqyrtohet nga drejtësia britanike, ndërsa pretendimet e prokurorisë për motivin e konfliktit janë pjesë e procesit gjyqësor.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të 15 shkurtit, kur shërbimet e urgjencës u njoftuan për një përplasje me thika në Croydon. Lorik Abazi u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Dy të rinj të tjerë, të moshës 21 vjeç, mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Procesi gjyqësor pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë penale të të akuzuarit.

gijotina.com/

Etiketa: Vrasje ne Londer

Lajme të lidhura

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus
Aktualitet

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë
Aktualitet

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë
Breaking Views

“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

20:12 - 29/10/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

Një koment për partneren e të akuzuarit dyshohet se qëndron në zanafillën e konfliktit që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit...

Lexo më shumë
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

20:12 - 29/10/26
Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

20:05 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com