GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje”

18:46 - 26/03/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në kërkesë, Xoxa ka përmendur shtatzëninë, si edhe komplikacione shëndetësore që, sipas saj, i kanë përkeqësuar gjendjen kohët e fundit.

Kërkesa është aktualisht në pritje të shqyrtimit nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila është edhe gjyqtare themeli në procesin ndaj Veliajt dhe personave të tjerë të përfshirë.

Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

gijotina.com/

 

Etiketa: Ajola XoxaKryesore1

Lajme të lidhura

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit
Breaking Views

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit

19:34 - 26/03/26
Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit
Sport

Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit

19:25 - 26/03/26
Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri
Aktualitet

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri

19:06 - 26/03/26
Para
Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve

Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit
Breaking Views

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit

19:34 - 26/03/26

Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova zbret në fushë këtë mbrëmje ku luan fatin e saj për në Botërorin 2026. “Dardanët”...

Lexo më shumë
Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit

Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit

19:25 - 26/03/26
Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri

19:06 - 26/03/26
Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve

Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve

18:57 - 26/03/26
“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje”

“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje”

18:46 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com