GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata Administrative anulon ndërtimin e 4 HEC-ve mbi lumin Shushica

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë e gjeti të bazuar në ligj dhe në prova kërkimin e banorëve të luginës së lumit Shushica dhe të shoqatave “EcoAlbania” e “Impetus”, për shfuqizimin e aktit për ndërtimin e katër HEC-ve.

15:36 - 12/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata Administrative anulon ndërtimin e 4 HEC-ve mbi lumin Shushica
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të mërkurën më 11 dhjetor të pranojë kërkesën e 28 banorëve të fshatit Brataj dhe dy shoqatave “Eco Albania” dhe “Impetus”, për shfuqizimin e akteve lidhur me planifikimin e ndërtimit të katër hidrocentraleve mbi lumin Shushica. Ndërkohë, një tjetër padi kundër projektit të ujësjellësit të Himarës që parashikon devijimin e burimit kryesor të lumit Shushica, po shqyrtohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.

Shushica është një nga dy lumenjtë tributarë të lumit Vjosa, që në mars të vitit 2023 u shpall park kombëtar.

Beteja ligjore për Shushicën filloi rreth tre vjet më parë. Banorët e luginës së Shushicës së bashku me “EcoAlbania” dhe shoqatën “Impetus”, të përfaqësuar nga avokatët Irena Dule e Dorian Matlija, kundërshtuan që në fillim vendimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, AKM dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, MIE për miratimin e kontratës dhe lejes mjedisore për projektin e ndërtimit të HEC-ve, në përfitim të shoqërisë “Shushica Hydropower”. Kjo e fundit dhe Avokatura e Shtetit ishin pjesë e këtij procesi.

Vendimi që u dha të drejtë banorëve dhe shoqatave që dolën në mbrojte të lumit Shushica, u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bezart Kaçkini dhe anëtarë gjyqtarët Ramiz Lala e Selvie Gjoçaj.

Kryesuesi Kaçkini shpalli vendimin dhe një përmbledhje të argumenteve. Fillimisht ai u shpreh se gjykata shtroi në shqyrtim disa çështje gjatë vendimarrjes, ku e para ishte legjitimiteti i paditësve, që sipas tij, në kushtet kur procesi vijoi, banorët e fshatit Brataj dhe dy shoqatat janë konsideruar si legjitime në kërkimin e tyre.

Kaçkini tha se të 28 banorët e fshatit Brataj kanë interes aktiv në këtë gjykim, pasi jo vetëm se kanë interesin material, por dhe atë shpirtëror e moral. “Shushica është degë e Lumit Vjosa që është park kombëtar. Paditësit, edhe nëse nuk do të jetonin aty, sërish do të kishin legjitimitet për të ngritur padinë sepse kemi të bëjmë me një park kombëtar”, tha ndër të tjera Kaçkini dhe shtoi se edhe shoqatat legjitimohen pasi rezulton të kenë interes aktiv me angazhimin e tyre në çështjet mjedisore.

Sipas gjyqtarit Kaçkini, është çmuar se padia është e bazuar në prova dhe në ligj e duhet pranuar. Kjo vendimmarrje sjell anulimin e vendimit të ndikimit në mjedis të AKM-së, si dhe të kontratës koncensionare të Ministrisë së Infrastrukturës, që në 2017-ën destinoi për 35 vjet përdorimin e ujërave të lumit Shushica për prodhim energjie.

Banorët e fshatrave që shtrohen përgjatë luginës së lumit Shushica kanë protestuar dhe bërë peticione në mënyrë vijuese kundër ndërtimit të katër HEC-ve dhe ndaj projektit të ujësjellësit të Himarës.

/Reporter.al/

Etiketa: Gjykata AdministrativeHidrocentrallumi Shuhicashushica

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Miku i tij preu damarët për të shpërqendruar policët, Arbër Çekaj merr një tjetër dënim

Trafiku i 613 kg kokainë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Çekajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com