GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata Administrative: Gledis Nano u shkarkua padrejtësisht, si qeveria shkeli ligjin

14:39 - 04/06/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata Administrative: Gledis Nano u shkarkua padrejtësisht, si qeveria shkeli ligjin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Administrative ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesë-padinë e Gledis Nanos, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili ka kërkuar pagesat mujore bruto për një periudhë 5-vjeçare.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja administrative Afërdita Caco, e cila urdhëroi Ministrinë e Brendshme, Këshillin e Ministrave dhe Policinë e Shtetit, të paguajnë pagën e Nanos për 60 muaj me radhë, njësoj sikur të kishte mbyllur mandatin 5-vjeçar të drejtimit të Policisë së Shtetit.

Në vendimin e saj, gjykata Administrative thotë se qeveria ka diskrecion të pakufizuar në emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por këtë diskrecion nuk e ka për shkarkimin. Kjo pasi ligji e thotë qartë se shkarkimi nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mund të bëhet vetëm në dy raste: kur dënohet me vendim gjykate, të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, ose nuk përmbushen objektivat strategjikë për shkak të performancës së ulët të tij.

Nisur nga këto rrethana, administrativja vendos që ta konsiderojë të paligjshëm shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe t’i japë Nanos të drejtën e marrjes së pagave për të pesta vitet, sa e ka të parashikuar me ligj mandati i tij.

Njëherësh, në vendimin e saj, gjyqtarja Afërdita Caco, ka pranuar kërkesën e Gledis Nanos, për ekzekutim të menjëhershëm të përkohshëm të vendimit, pa pritur se çfarë do të vendosi Apeli Administrativ.

Kjo tregon se Nano, përmes përmbaruesve privatë mund ta verë në ekzekutim menjëherë vendimin gjyqësor për të marrë 60 pagat. Por në rast të prishjes së vendimit apo rrëzimit të kërkesës, shumat financiare Nano duhet ti kthejë sërish në buxhetin e shtetit.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u shkarkua me vendim qeverie me firmë të kryeministrit Edi Rama dhe propozim të ish-Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, në 31 gusht 2022, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat.

Në vend të tij, u emërua drejtori aktual i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i cili më parë mbante detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Vetë Kryeministri Rama e argumentoi vendimin me zhvillime të papëlqyeshme në Policinë e Shtetit. Rama tha se Nano i ka thënë se do ta japë dorëheqjen, por që rezultoi që nuk e dha më pas, duke bërë që qeveria ta shkarkojë. Ish-drejtori Nano ishte një nga drejtuesit më afatshkurtër që qëndroi në krye të Policisë së Shtetit.

Pas shkarkim të Nanos, Ambasada Amerikane në Tiranë reagoi përmes një statusi duke thënë se: “…i shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i Amerikës si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit….”.

Gjykata ka refuzuar kërkesën tjetër të Nanos për tu emëruar në strukturat e tjera të policisë.

Etiketa: Gjykata AdministrativeGledis NanoKryesore1Policia e Shtetit

Lajme të lidhura

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Aktualitet

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25
DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur
Aktualitet

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit
Aktualitet

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25
Para
Elton Arbana u jep 553 MLN lekë Artur Caushajt dhe Shpëtim Varakut për asfalt në Maminas

Elton Arbana u jep 553 MLN lekë Artur Caushajt dhe Shpëtim Varakut për asfalt në Maminas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Aktualitet

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25

Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndërtimeve në raport me madhësinë e ekonomisë dhe pallatet e reja...

Lexo më shumë
DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25
Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT

Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT

13:59 - 22/12/25
PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

13:40 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com