GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e banorëve për ndalimin e punimeve të HEC “Doma”

22:29 - 16/10/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e banorëve për ndalimin e punimeve të HEC “Doma”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë refuzoi të enjten kërkesën e banorëve të fshatit Kurdari në Klos për vendosjen e masës së sigurimit të padisë, që do të pezullonte përkohësisht punimet e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës, deri në përfundim të gjykimit për ligjshmërinë e projektit. Vendimi u dha pas një seance që zgjati rreth një orë, ku gjyqtarja e çështjes, Ema Shaholli u tërhoq në dhomën e këshillimit dhe doli me vendimin për refuzim.

Banorët e pranishëm në sallë u shprehën të zhgënjyer nga vendimi, ndërsa avokatja Dorina Prethi deklaroi se pavarësisht kësaj, ata mbeten të vendosur të ndalojnë punimet në terren dhe të ndjekin çështjen deri në fund. “Banorët deklarojnë se janë shumë të vendosur. Ata ndihen të zhgënjyer nga vendimi, por nuk do të ndalen. Sfida tani është që përplasjet mes kompanisë dhe banorëve të mos përshkallëzohen,” tha Prethi.

Sipas saj, kërkesa për masë sigurimi ishte bërë për herë të dytë, këtë herë e shoqëruar me prova të reja, përfshirë firmat e 500 banorëve të zonës dhe pamje filmike që dokumentonin dëmet mjedisore të shkaktuara nga nisja e punimeve. “Ne treguam me prova se terreni është dëmtuar, pylli është prishur dhe është hapur rrugë në mes të zonës pyjore. Gjykatës iu kujtua edhe jurisprudenca e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që çështjet që prekin mjedisin duhet të kenë prioritet, pasi mjedisi është çështje kombëtare dhe trashëgimi për brezat,” shtoi ajo.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës, dhjetëra banorë protestuan duke mbajtur pankarta me thirrje për SPAK dhe për mbrohtjen e burimeve ujore.

Avokatura e Shtetit, e pranishme në sallën e gjyqit, e kundërshtoi kërkesën me argumentin se banorët kishin dijeni për projektin që prej vitit 2018 dhe se kundërshtimi i tyre ishte bërë me vonesë. Përfaqësuesit ligjorë dhe banorët e refuzuan këtë pretendim, duke theksuar se komuniteti është njoftuar vetëm në momentin që kompania “Global Interprise Group” nisi punimet në terren, pa u zhvilluar asnjë proces konsultimi publik.

Në seancën e të enjtes munguan përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit, megjithëse kishin marrë dijeni për procesin. Ndërkohë, kompania ndërtuese kishte kërkuar shtyrjen e seancës për arsye udhëtimi jashtë shtetit, por gjykata vendosi ta vazhdojë gjykimin në mungesë të saj.

Pas refuzimit të kërkesës për masë sigurimi, procesi gjyqësor do të vijojë në themel me seancën e radhës të planifikuar më 30 tetor 2025, ndërsa palët pritet të paraqesin argumentet përfundimtare për ligjshmërinë e lejeve dhe procedurave të ndjekura për ndërtimin e hidrocentralit.

Banorët e fshatit Kurdari në njësinë administrative Suç të Klosit kanë paditur Bashkinë Klos, Agjencinë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit dhe kompaninë “Global Interprise Group” sh.p.k., duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të vendimeve të Këshillit Bashkiak dhe të lejeve të dhëna për ndërtimin e HEC-it “Doma”. Sipas avokatëve Dorina Prethi dhe Adriatik Lapaj, vendimet e këshillit bashkiak janë marrë në kundërshtim me ligjin dhe pa u zhvilluar konsultime publike me komunitetin, siç e kërkon legjislacioni shqiptar dhe konventat ndërkombëtare që Shqipëria ka ratifikuar.

Ndërtimi i HEC-it “Doma” ka shkaktuar tensione të përsëritura në terren. Banorët kanë bllokuar disa herë mjetet e kompanisë, duke çuar në përplasje fizike dhe procedime penale ndaj disa prej tyre. Ata pretendojnë se projekti rrezikon ujin e pijshëm, tokat bujqësore dhe jetesën e qindra familjeve të zonës.

Më herët, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i është përgjigjur ankesës së banorëve, duke konfirmuar se e ka marrë në shqyrtim rastin dhe do ta ngrejë në bisedimet me qeverinë shqiptare gjatë procesit të negociatave për anëtarësim. “Bashkimi Europian i kushton rëndësi të madhe të drejtave të qytetarëve, të drejtave pronësore dhe mbrojtjes së mjedisit. Këto janë parime kyçe të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë,” thuhej në përgjigjen e BE-së./BIRN

Etiketa: HEC Domaprotesta

Lajme të lidhura

“Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës
Breaking Views

“Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës

22:21 - 28/12/25
Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video)
Breaking Views

Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video)

21:57 - 28/12/25
Numërohen mbi 73 për qind të votave, LVV-së arrin 50.24%, LDK dhe PDK në rënie
Breaking Views

Numërohen mbi 73 për qind të votave, LVV-së arrin 50.24%, LDK dhe PDK në rënie

21:07 - 28/12/25
Para
Arrestimi I Aldo Avdyli (Elidon), i “fshehuri” tek Liqeni i Thatë – po planifikonte nje vrasje te re, e tradhtoi një telefonatë kërcënuese

Arrestimi I Aldo Avdyli (Elidon), i “fshehuri” tek Liqeni i Thatë – po planifikonte nje vrasje te re, e tradhtoi një telefonatë kërcënuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës
Breaking Views

“Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës

22:21 - 28/12/25

Qytetarët e Vlorës dolën sot në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, që vazhdon prej tre ditësh...

Lexo më shumë
Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video)

Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video)

21:57 - 28/12/25
Numërohen mbi 73 për qind të votave, LVV-së arrin 50.24%, LDK dhe PDK në rënie

Numërohen mbi 73 për qind të votave, LVV-së arrin 50.24%, LDK dhe PDK në rënie

21:07 - 28/12/25
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera

20:51 - 28/12/25
A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump

A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump

20:27 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com