GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Apelit heq sekuestron e vendosur ndaj pasurive të Ago Gjolajt të “8S2”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Apelit heq sekuestron e vendosur ndaj pasurive të Ago Gjolajt të “8S2”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkodrës për masën e sekuestros preventive të vendosura ndaj biznesmenit shkodran Ago Gjolaj dhe personave të lidhur me të, konkretisht të shoqërisë tregtare “B.M” SHPK, me veprimtari tregtimin e artikujve të shumëllojshëm, huadhënie etj.

Biznesmeni Ago Gjolaj njihet si distributor i pijes energjike “8S2” teksa është nën hetim për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Vendimi është marrë nga gjyqtari i Apelit të Përgjithshëm, Genti Shala.

Sipas Prokurorisë së Shkodrës, biznesmeni Ago Gjolaj ka dyshime se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.  Po ashtu, sipas Prokurorisë, Ago Gjolaj së bashku me dy vëllezërit e tij janë hetuar disa herë nga autoritet shqiptare madje edhe janë dënuar për vepra penale të ndryshme, si kontrabandë, tregtim mallrash kontrabandë, etj.

Në pak javë hetime, ku u përfshinë edhe anëtarë të tjerë të familjes Gjolaj, Prokuroria e Shkodrës ngriti dyshime se biznesmeni dhe të afërmit e tij nuk justifikonin pasurinë e krijuar me burime të ligjshme. Nën këto dyshime dhe pas një analize të detajuar financiare, Prokuroria mori lejen e gjykatës për sekuestrimin e aseteve të tyre.

Nën sekuestro u vendos kompania “B.M” shpk, një objekt biznesi me sipërfaqe 2592 m2, 97 automjete të shoqërisë, si edhe shuma e parave në llogaritë e Sonjela Gjolaj bashkëshortja e biznesmenit, Ago Imer Gjolaj dhe subjektit tregtar.

Por, tashmë ky vendim i Gjykatës së Shkodrës është rrëzuar nga Gjyaka e Apelit të Përgjithshëm.

Vlen të theksohet fakti se pikënisja e hetimit pasuror ndaj Ago Imer Gjolajt dhe bashkëshortes së tij Sonjela Gjolaj ishte një jaht i blerë në Malin e Zi nga kjo e fundit Shitësi ishte Sasa Jakica, një qytetar malazez i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash, sipas informacioneve të zyrtarëve të Podgoricës.

Etiketa: gjolajGjykataKryesore1sekuestro

Lajme të lidhura

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media
Aktualitet

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26
Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26
Para
Ilir Meta prezanton programin e Partisë së Lirisë për fëmijët dhe familjet e reja

Ilir Meta prezanton programin e Partisë së Lirisë për fëmijët dhe familjet e reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pas...

Lexo më shumë
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26
Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com