GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Gjirokastrës lë në burg 61 veçarin të akuzuar për ngacmim seksual

11:23 - 18/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Gjirokastrës lë në burg 61 veçarin të akuzuar për ngacmim seksual
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë masën arrest me burg për 61-vjeçarin Vasil Mullaj, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj 3 të miturve.

Seanca gjyqësore u shty për 30 minuta pasi të pandehurit i ra të fikët në sallën e gjyqit.

Panorama.al bën me dije se 61-vjeçari kishte disa ditë pa ngrënë në formë proteste ndaj akuzës që është ngritur ndaj tij.

Më pas, Vasil Mullaj ka dhënë dhe versionin e tij për ngjarjen për të cilën akuzohet. Ai ka pohuar se ka ndjekur nga shtëpia e tij katër fëmijë, mes të cilëve dhe 3 të miturit të cilët luanin me nipërit dhe mbesat e tij pasi nuk mund të duronte zhurmën që bënin fëmijët duke i larguar ata me fyerje.

Por në dosjen e përgatitur nga prokurori Julian Çafka, nga dëshmitë e prindërve, ata pretendojnë se 61-vjeçari i ka ngacmuar fëmijët e tyre në vendet intime.

Sipas dëshmive, ai u kishte ngritur fustanin fëmijëve dhe i ka prekur në organet intime. Këto pretendime janë kundërshtuar nga i pandehuri dhe avokati i tij Bernard Aliko.

Ky i fundit ka kërkuar prova të besueshme për klientin e tij duke sjellë në vëmendje përplasjet e vjetra mes familjeve që, sipas tij janë shkak i kësaj ngjarje.

Aliko kërkoi nga kryesuesja e trupës gjykuese që të merren prova të tjera ligjore për të vërtetuar akuzën. Për këtë, gjykata vendosi arrest me burg 45 ditor derisa organi i akuzës të sjellë prova të tjera.

61-vjeçari është denoncuar nga dy familje të fshatit Erind, me të cilat ka dhe lidhje krushqie, me akuzën se ka ngacmuar seksualisht tre vajza të mitura./Panorama.al

Etiketa: FemijeGjykata

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
Para
Tare flet për përplasjen mes banorëve dhe firmës në Bënçë: Më shanë dhe goditën

Tare flet për përplasjen mes banorëve dhe firmës në Bënçë: Më shanë dhe goditën

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com