GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Lartë bën bilancin: Sfidë, stoku i dosjeve

10:38 - 30/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Lartë bën bilancin: Sfidë, stoku i dosjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat për prezantimin e punës së kryer nga ky institucion për vitin 2021, ku vuri theksin kryesisht te ulja e çështjeve të prapambetura që janë aktualisht të pashqyrtuara nga kjo gjykatë.

“Sfida më e madhe e Gjykatës së Lartë ngelet numri tepër i lartë i çështjeve të prapambetura që presin shqyrtimin, por kjo nuk ka shmangur vëmendjen e saj nga kërkesat për rritjen e cilësisë dhe fitimin e legjitimitetit të vendimmarrjes. Backlogu nuk është një fenomen i krijuar sot, dhe as për shkak të reformës në drejtësi”, tha Sadushi.

Sipas Sadushit, aktualisht në këtë gjykatë janë 9 gjyqtarë, ndërsa priten edhe 15 të tjerë, për të plotësuar numrin e nevojshëm të funksionimit të saj të plotë. Sadushi vijon më tej duke thënë se çështjet e prapambetura e kanë fillesën e tyre që nga viti 2012, ndërsa shtoi se për uljen e numrit të tyre duhet një angazhim i madh dhe kohë.

“Ashtu siç thekson GJEDNJ, kur analizon rastin shqiptar në një vendim të fundit,  fillesën e vet backlogu e ka nga viti 2012. Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë, por edhe një strategji koherente dhe frytdhënëse. Gjykata e Lartë është e vetëdijshme për gjendjen në të cilën ndodhet dhe, për këtë arsye, ka hartuar, së bashku me KLGJ dhe Justice for All, një plan veprimi, ku paraqiten disa masa të ndërmarra vetëm, apo në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. Ky plan veprimi është bërë publik në faqen e Gjykatës së Lartë i cili rishikohet periodikisht prej saj, me qëllim përshtatjen me situatën aktuale. Megjithatë, pavarësisht masave që merr Gjykata e Lartë, paraqitet si një domosdoshmëri ndryshimi i mentalitetit juridik, por edhe qasja ndaj mjeteve të ankimit, në përgjithësi, dhe rekursit, në veçanti”, shtoi ai.

Etiketa: bilanciGjykata e LarteKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Para
E fshehur në banane, kapen 1.6 tonë kokainë në portin e Roterdamit

E fshehur në banane, kapen 1.6 tonë kokainë në portin e Roterdamit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com