GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit të Zyrihut e shpall provën nga SkyECC absolutisht të papërdorshme në proces, sepse masa franceze u zhvillua si ndërhyrje hetimore në territorin zviceran pa asnjë autorizim nga autoritetet e Zvicrës dhe padyshim individual sipas të drejtës zvicerane.

Territorialiteti dhe masa franceze
Gjykata konstaton se Franca ka manipuluar rrjetin në mënyrë që pajisja SkyECC, fizikisht në Zvicër, t’i dërgonte çelësin kriptografik një serveri nën kontroll francez, pa kërkesë paraprake ose pëlqim nga autoritetet zvicerane. Kjo trajtohet si masë e huaj detyruese në territorin zviceran, në kundërshtim me parmin e territorialitetit dhe nenet mbi veprimtarinë e paligjshme të autoriteteve të huaja në Zvicër çka sjell për pasojë përjashtim absolut të provës, pa peshim të interesit për dënimin e veprave të rënda.

Mungesa e dyshimit të individualizuar
Gjykata vëren se në kohën e operacionit francez nuk kishte dyshim të bazuar në fakte kundër të pandehurit dhe sipas të drejtës zvicerane nuk do të lejohej asnjë formë vëzhgimi ndaj tij.
Masat ‘Blanket’ që prekin të gjithë përdoruesit e SkyECC shihen si të papajtueshme me kërkesën për dyshim individual dhe në çdo version të mundshëm të urdhrave francezë (kundër operatorëve, të gjithë përdoruesve, SkyECC Global apo personave të panjohur), pragu probator që kërkon e drejta zvicerane nuk do të konsiderohej i plotësuar.

Urdhrat francezë dhe ‘zbulimet rastësore’
Vendimi thekson paqartësitë rreth përmbajtjes dhe objektit të autorizimeve franceze, përfshirë mundësinë që procedimet të ishin formalisht ‘kundër personave të panjohur’, ku të dhënat mbi persona të tretë do të ishin vetëm zbulime rastësore (identical findings) pa bazë të ligjit zviceran. Gjykata thekson se një pjesë e sjelljes së supozuar nuk do të përbënte as vepër të tillë që, nëse do të hetohej në Zvicër, do të lejonte mjete të tilla të fshehta vëzhgimi.

E drejta për akses në ‘Raw data’ (të papërpunuara)
Gjykata trajton edhe kërkesën e mbrojtjes për akses në “raw data”, duke vërejtur se setet e dhëna të vëna në dispozicion nuk mund të konsiderohen ‘të dhëna bruto’ në kuptimin që ka zhvilluar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, por e lë të hapur përfundimisht nëse ekziston një e drejtë e tillë subjektive në këtë kontekst. Kjo vë në dukje tensionin mes transparencës së procesit të përpunimit të të dhënave dixhitale dhe kufijve praktikë të zbulimit në procedim penal.

Pasojat për të ardhmen dhe roli i mbrojtjes
Vendimi sinjalizon se Zvicra nuk do të pranojë prova dixhitale të gjeneruara nga operacione të gjera të huaja që hyjnë në territor pa autorizim dhe pa dyshim individual, gjë që mund të ndikojë në përdorimin e të dhënave EncroChat/SkyECC edhe në çështjet e tjera.

Pas vendimit ka pasur fushata të forta mediatike nga prokurori publik dhe aktorë të tjerë, që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare për të ndikuar në gjykatat e ardhshme, çka e bën bashkëpunimin ndërkufitar të avokatëve të mbrojtjes edhe më të rëndësishëm për të ruajtur shtetin e së drejtës.
(Vendimi i 15 gushtit 2025, i zbardhur më 5 dhjetor 2025)

https://www.joint-defense-team.com/post/foreign-skyecc-data-excluded-zurich-high-court

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sky ECC

Lajme të lidhura

SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?
Breaking Views

SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

20:02 - 26/12/25
Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Para
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?
Breaking Views

SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

20:02 - 26/12/25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë Shqipërinë, ku sipas vlerësimeve konstatohet...

Lexo më shumë
Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra

Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra

18:00 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com