GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në burg përjetë Aldo Baren

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Lartë lë në burg përjetë Aldo Baren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aldo Bare, do vijojë që të kalojë pjesën e mbetur të jetës në qeli. Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish kreut të bandës së Lushnjes, për liri, duke lënë në fuqi vendimin e ish gjykatës së apelit për krime të rënda, e cila më 16 korrik të vitit 2012 e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Kjo është hera e dytë që Bare, rrëzohet nga shkalla më e lartë e gjyqësorit. Një vendim i gjykatës  kushtetuese më 8 shkurt të vitit 2017, se Aldo Bares, i është cënuar e drejta për proces të rregullt ligjor dhe i është cënuar e drejta e mbrojtjes së të gjykuarit, i dha të drejtën atij që ta ridërgonte sërish dosjen në Gjykatën e Lartë.

Referuar vendimit të 5 viteve më parë të Gjykatës Kushtetuese, dosja “Bare”, u kthye për rigjykim në Gjykatën e Lartë me arsyetimin e shkeljeve të rënda procedurale. Një ditë pas zbardhjes së vendimit, konkretisht më 28 mars të 2017, bare depozitoi rekursin. Për shkak të vakancave, shkarkimit të gjyqtarëve për shkak të vettingut, dhe stokut të madh të dosjeve, çështja u shqyrtua një ditë më parë nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda la sërish në fuqi vendimin e apelit ndaj Bares.

Aldo Bare, është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje të kryera në Lushnje nga viti 1997 e në vazhdim. Sipas Prokurorisë pas vrasjes së vëllait të tij Ramadan Shkurti, Aldo Bare, ish-oficer i forcave speciale, vendosi të hakmerrej dhe krijoi një bandë kriminale, që kreu krime nga më makabret. Për disa vite me radhë, ai qëndroi në arrati dhe emri Aldo Bares renditej në listën e të shumëkërkuarve.

Në 2006, ai u arrestua në Turqi për t’u ekstraduar më pas drejt Shqipërisë tri vite më vonë. Pas një beteje të gjatë gjyqësore, Bare, u dënua përjetësisht. Ai u shpall  fajtor për katër vrasje, dy tentativa vrasjeje, shkatërrim të pronës me zjarr, si dhe krijim të organizatës kriminale.

Etiketa: bareBurgGjykataKryesore1

Lajme të lidhura

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Para
Shqiptarët mbushin azilet në Britani, ndalohen gomonet për të mbërritur në Angli

Marrëveshja për emigrantët, kthehen 40 shqiptarë që hynë ilegalisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë....

Lexo më shumë
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com