GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Lartë ndalon punimet e thertores në Laknas: Dëmton mjedisin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Lartë ndalon punimet e thertores në Laknas: Dëmton mjedisin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me një vendim të marrë në fund të korrikut 2021, të publikuar së fundmi, Gjykata e Lartë e ka konsideruar mbrojtjen e mjedisit si një kusht themelor për sigurimin e zhvillimit të shoqërisë dhe si e tillë çdo ndërhyrje në mjedis është e kushtueshme. Me këtë argument, Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të banorëve të Laknasit, duke mos lejuar kompaninë “Bio-Product” të ndërtojë një biznes agroturizmi, i cili përfshin edhe një thertore në pyllin “Plepat e Brukës” deri në përfundim të çështjeve gjyqësore.

“Kolegji çmon se mundësia e ardhjes së një dëmi të rëndë, të atëçastshëm dhe gati të pakthyeshëm për interesat që mbron pala paditëse është evidente, pasi materializimi i të gjithë akteve objekt gjykimi, ka ndikim të drejtpërdrejtë, duke rrezikuar dëmtim të pyjeve dhe mjedisit në përgjithësi”,-thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Deri në përfundim të seancave gjyqësore të banorëve në Gjykatën e Apelit, kompania nuk do të ketë mundësi të ndërhyjë në pyllin “Plepat e Brukës”. Në këtë mënyrë Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, e cila vendosi vijimin e punimeve të kompanisë private, duke lenë kështu në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Projekti për ndërtimin e thertores së Laknasit ka nisur që prej shkurtit të vitit 2019. Banorët e kanë kundërshtuar që prej fillimit këtë projekt që cënon shtëpitë e tyre për shkak të afërsisë me thertoren e derrave. Por edhe pse kryetari Xhelal Mziu u largua, i njëjti projekt ka marrë jetë edhe me kryebashkiakun Rakip Suli. Edhe pse çështja është tashmë në dyert e gjykatës, ku pritet që Apeli i Tiranës do të japë verdiktin se a mund të ndërtohet 5 minuta larg banesave një thertore, bashkia e Kamzës vazhdon duke i dhënë leje kompanisë për të ndërtuar.

Etiketa: demtim mjedisiGjykata e Lartelaknasthertore

Lajme të lidhura

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit
Aktualitet

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit

07:51 - 28/08/26
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër me vezë para selisë së PS-së
Aktualitet

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër me vezë para selisë së PS-së

21:42 - 27/08/26
Qytetari me akuza të forta: Ramës nuk i jepet besa! Balluku ka 300 apartamente dhe Agasi ka orë 300 mijë euro!
Aktualitet

Qytetari me akuza të forta: Ramës nuk i jepet besa! Balluku ka 300 apartamente dhe Agasi ka orë 300 mijë euro!

21:32 - 27/08/26
Para
Doni buzë me volum? Ndiqni këtë truk nga grimieri shqiptar

Doni buzë me volum? Ndiqni këtë truk nga grimieri shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit
Aktualitet

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit

07:51 - 28/08/26

Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila u plagos rëndë në zjarrin që përfshiu hotelin “Brooklyn” në...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Gusht 2026

07:33 - 28/08/26
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për sot, 28 Gusht 2026

07:27 - 28/08/26
Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë

22:16 - 27/08/26
Shtesat penalizojnë ekipet shqiptare, Dinamo eliminohet, Egnatia “zbret” në grupet e Conference League

Shtesat penalizojnë ekipet shqiptare, Dinamo eliminohet, Egnatia “zbret” në grupet e Conference League

21:58 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com