GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me burg, pritet caktimi i datës nga relatori

17:53 - 01/10/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me burg, pritet caktimi i datës nga relatori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e deputetit të PD-së, Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit të tij me një vit burg.

Siç shihet edhe në dokumentin e mëposhtëm, GjL ka regjistruar kërkesën e demokratit, ndërsa është ende në pritje caktimi i datës së seancës kur do të shqyrtohet çështja.

Data e shqyrtimit të kërkesës do të përcaktohet nga relatori Sokol Binaj.

Salianji depozitoi kërkesën katër ditë pas dënimit me burg, ku kërkon pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënoi atë me 1 vit heqje lirie.

Në shkresë argumentohet ndër të tjera se pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit.

“Në lidhje me cilësinë aktuale të deputetit, do i referohemi faktit që ende nuk ka një vendimmarrje të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në zbatim të nenit 164 të K.Zgjedhor1, çka do të thotë që pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit.

Duke qenë se kërkuesi Ervin Salianji është zgjedhur deputet nga populli me mbi 10 mijë vota preferenciale në zgjedhjet e vitit 2021, zgjedhje këto të zhvilluara pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (18.12.2019), vendim ky i lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është tregues i shkakut të veçantë që paraqet ky rast në kuptim të nenit 476 pika 1 të K.Pr.Penale.

Besimi me votë që i ka dhënë populli, pavarësisht një vendimmarrje gjykate të dhënë më parë, është tregues i veçantisë që ka rasti objekt shqyrtimi, për më tepër që sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”, thuhet ne shkresen drejtuar Gjykates se Larte.

Ish-deputeti i PD që e cilëson dënimin të padrejtë dhe pa prova, ndaj kërkon pezullimin e vendimit, duke pretenduar se nuk i janë vënë në dispozicion aktet e dosjes dhe vendimit të Apelit, para se të burgosej.

Sipas tij Prokuroria dhe Gjykata kanë nxituar në ekzekutimin e vendimit, duke theksuar se duhet të pritej një herë zbardhja e vendimit apo rekursi në Gjykatën e Lartë.

Kujtojmë që ditën e djeshme (30 shtator) Parlamenti u njoftua për dënimin e formës së prerë nga Apeli i Tiranës, gjë që çoi edhe në humbjen e mandatit përfundimtar të deputetit.

gijotina.com/

Etiketa: Ervin SalianjiGjykata e LarteKryesore1

Lajme të lidhura

Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Breaking Views

Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

17:29 - 28/12/25
SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t
Aktualitet

SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

17:18 - 28/12/25
Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola
Breaking Views

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola

15:35 - 28/12/25
Para
Deputetët e PD në PPE: Arrestimi i liderit të opozitës antikushtetues, Beleri dhe Salianji hakmarrje politike

Deputetët e PD në PPE: Arrestimi i liderit të opozitës antikushtetues, Beleri dhe Salianji hakmarrje politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Breaking Views

Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

17:29 - 28/12/25

Pas humbjes ndaj Udineses, Napoli rikthehet te fitorja. Kampionët e Italisë mundën 0-2 Cremonesen, në ndeshjen e luajtur në transfertë....

Lexo më shumë
SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

17:18 - 28/12/25
Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola

15:35 - 28/12/25
“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment

“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment

15:24 - 28/12/25
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

14:37 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com