GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Lartë rikthen burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin

10:21 - 11/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Lartë rikthen burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë vendimin kontrovers të Gjykatës së Apelit për lehtësimin e dënimit të Dritan Dajtit në 25 vjet burg, duke rikthyer në fuqi vendimin e shkallës së parë që e dënoi atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër oficerëve të policisë.

Gjykata e Lartë vendosi të martën që të rikthejë dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin pas një sage gjyqësore 15 vjeçare që pasoi vrasjen e katër punonjësve të Policisë së Shtetit në vitin 2009.

Sipas njoftimit të Gjykatës, trupa e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosi në dhomë këshillimi që të prishë vendimin kontrovers të 8 shkurtit të vitit 2019 të Apelit për Krime të Rënda, përmes së cilit Dajti përfitoi lehtësimin e dënimit në 25 vjet burg. Më parë, Gjykata e Lartë vendosi të mos pranonte një kërkesë të Dajtit për të përjashtuar gjyqtarin Sandër Simoni nga procesi.

Në korrik të vitit 2014, Dritan Dajti u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj gjatë një operacioni për arrestimin e tij më 7 gusht të vitit 2009 në plazhin e Durrësit.

Në të njëjtën ngjarje u vra edhe shtetasi Ledjon Mara, ndërsa mbetën të plagosur Fatjon Shamku dhe vetë Dajti.

Oficerët e policisë ishin në operacion për arrestimin e Dajtit, i cili ishte në arrati që nga viti 2004 kur u arratis nga ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kur po gjykohej për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo në vitin 1999.

Katër oficerët e policisë të vrarë u shpallën më pas Dëshmorë të Atdheut dhe u varrosën me ceremoni zyrtare në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë.

Çështja gjyqësore ndaj Dajtit testoi gjithë sistemin gjyqësor në vend dhe u zvarrit për vite me radhë pas tërheqjes së njëpasnjëshme të avokatëve dhe tërheqjes së trupave gjykuese.

E megjithatë, një trupë prej pesë gjyqtarësh të komanduar nga Apelet e Vlorës dhe Shkodrës vendosi në vitin 2019 që të pranonte kërkesën për gjykim të shkurtuar për Dajtin, duke e shpëtuar atë nga burgimi i përjetshëm dhe duke e ulur dënimin e tij në 25 vjet burg.

Vendimi që e shpëtoi Dajtin nga burgimi i përjetshëm shkaktoi tronditje në opinionin publik dhe u pasua nga hetime për korrupsion dhe bastisje të shtëpive të tre gjyqtarëve që votuan në favor të uljes së dënimit, Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj.

Por një vit më vonë, hetimet ndaj tre gjyqtarëve u pushuan pa rezultate.

Etiketa: burgim i perjetshemDritan DajtiKryesore1

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Debati në Kuvend, Gjekmarkaj-Braçes: Pusho more derrkuc

Satira e Gjekmarkajt: Xhaçka ëndërron si t’i shkulë mjekrën Bardhit, Mamica vërtitet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com