GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës për heqjen e masës ‘detyrim paraqitje’

17:06 - 22/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës për heqjen e masës ‘detyrim paraqitje’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të martë rekursin e Sali Berishës, i cili kërkonte të shfuqizonte masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuart nga Gjykata e Posaçme e Apelit në lidhje me dosjen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni. Më herët Berishës iu rrzua edhe kërkesa për përjashtimin e kësaj trupe gjykuese nga shqyrtimi i rekursit të tij.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar në të njëjtën seancë edhe rekursin e Jamarbër Malltezit, dhëndri i Berishës, i cili kërkonte të shfuqizonte vendimin e Apelit të Posaçëm, që la të pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj tij.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për t’i caktuar Berishës “detyrim paraqitje” u mor pas shqyrtimit të ankimimit të bërë nga dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët kërkonin rikthimin e “arrestit në shtëpi” për liderin demokrat. Gjyqtari i Apelit nuk pranoi kërkesën e SPAK, por gjithashtu prishi edhe vendimin e GJKKO-së të marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi më 27 Nëntor, e cila i revokoi të gjitha masat e sigurisë ndaj Berishës.

Lideri i opozitës e ka cilësuar vendimin e Apelit si një sulm politik ndaj tij, të porositur nga kryeministri Edi Rama në prag të fushatës zgjedhore.

Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të mbahet seanca e fundit paraprake për dosjen “Partizani” ku gjyqtarja e GJKKO Flojera Davidhi pritet qç të japë vendimin nëse do të pranojë kërkesën e SPAK dhe çështja do të dërgohet për gjykim, apo mund ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen.

Etiketa: berishaGjykatarekurs

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Hetimet për Tunelin e Llogarasë, Bardhi: Balluku të mbajë përgjegjësi, ambientet janë gati në burgun e grave

Hetimet për Tunelin e Llogarasë, Bardhi: Balluku të mbajë përgjegjësi, ambientet janë gati në burgun e grave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com