GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata la në burg ish-anëtarin e UÇK, avokati: Ka shkruar si gazetar

16:04 - 02/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata la në burg ish-anëtarin e UÇK, avokati: Ka shkruar si gazetar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës vendosi sot masën “arrest me burg” për Dritan Goxhajn, për të cilin synohet ekstradimi në Hagë, në një proces i cili i është kërkuar Shqipërisë që ta mbikëqyrë Gjykata Speciale e Kosovës.

Fletë arresti nga një gjyqtar i vetëm u lëshua për Goxhajn, për shkak të një postimi datë 1 janar 2023, nëpërmjet të cilit dyshohet se zbuloi informacion të mbrojtur jo publik për dëshmitarët.

Shkrimi që përmendet në dosje u publikua në llogarinë e “Facebook” me adresë Dritan Goxhaj dhe më tej artikulli u botua dhe te një agjenci lajmesh kosovare. Informacioni që u zbulua përfshin emra, të dhëna personale dhe vendbanimin e dëshmitarëve të supozuar në proceset e dhomave të specializuar.

Një paralajmërim i Goxhajt se do të zbuloheshin të dhënat personale të dëshmitarëve dhe rrethana se ai mban përgjegjësi penale, përfshihen mes shkaqeve se përse iu kërkua Shqipërisë ta arrestojë. Pasi Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e arrestit, avokati i Goxhajt këmbëngul refuzimin e ekstradimit.

“T’i dorëzohet Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, që nënkupton Holandën, nënkupton Hagën ku është vendosur selia e Dhomave Speciale, për të ushtruar të drejta në bazë të ligjit të Kosovës.

Në vitin 2015 është krijuar, ratifikimi i marrëveshjes është në vitin 2013, nuk janë bërë ndryshime që të përfshijë edhe këtë pjesë lëndore, juridiksionale dhe që të jetë vepruese midis dy shteteve tona. Pra, flasim për hapat e mëtejshëm në lidhje me çfarë do të ndodhë me këtë procedurë”, shprehet avokati Bashkim Nikolla.

Shqipërisë i kërkohet gjithashtu të ofrojë ndihmë për transferimin pa vonesë të Goxhajt në Dhomat  e Specializuara të Kosovës dhe të mos ia bëjë të ditur askujt përmbajtjen e fletë arrestit.

Për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit, çështja u shqyrtua në Dhomën Penale të Tiranës, me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.

“Gjykata ka mbaruar punë, i ka dhënë vendimet. Ky ka shkruar në cilësinë e gazetarit. Në atë artikull, është referenca për mëmëdhenë, që kontribuojnë për mëmëdhenë, jo në planin ideologjik, por në planin filozofik, juridik“, thotë avokati.

I arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimi, Goxhaj dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Etiketa: avokatiekstradimGjykataGoxhaj

Lajme të lidhura

Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë
Aktualitet

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Para
Nuk ka qetësi për Lipën, këngëtari ngre padi ndaj saj

Nuk ka qetësi për Lipën, këngëtari ngre padi ndaj saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë
Aktualitet

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26

Një i mitur është aksidentuar dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet...

Lexo më shumë
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com