GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata la të lira motrat Berisha, Klea Prenga: Vetëgjyqësia është alternativa e vetme?

20:25 - 19/10/24
në Aktualitet, Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Publikohet video, si motrat Berisha dhunuan barbarisht Klea Prengën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klea Prenga e konsideron vendimin e Gjykatës së Tiranës të padrejtë, ndërsa i bën thirrje gjyqtares që dha vendimin Migena Laska.

Laska vendosi masën arrest shtëpi për Marielën dhe detyrim paraqitje për Antonela Berishën.

Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat ishin shpallur në kërkim pasi dy muaj më parë dhunuan modelen Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, duke e shpërfytyruar, u vetëdorëzuan në polici dy ditë më parë.

Klea Prenga kallëzoi motrat Berisha pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara, e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe ku shfaqen dy motrat të cilat e sulmuan.

Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Mariela Berishës se partneri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit.

Postimi i plotë i Klea Prengës:

Thirrje Publike për Gjyqtaren Migena Laska

I drejtohem gjyqtares Migena Laska me një thirrje urgjente dhe të qartë: Drejtësia duhet të vihet në vend për rastin tim! Kam përjetuar një sulm brutal që më ka shkaktuar dëme të mëdha fizike dhe psikologjike. Nuk do të pranoj që ky rast të neglizhohet apo të zvarritet më tej.

Si mund të merret një vendim kaq i lehtë dhe të lihet me detyrim paraqitje një bashkëpunëtore në krim, e cila shihet qartë në video duke marrë gotën dhe tentuar të më godasë, pasi motra e saj më ka sulmuar me gotë. Fakti që këto veprime të dhunshme janë të dokumentuara qartë dhe nuk ka vend për interpretime, e bën vendimin e gjykatës një tallje me drejtësinë.

Kriminelët që kanë fëmijë dhe precedentë penalë, si Mariela dhe Antonela Berishaj, nuk mund të fshihen pas statusit të tyre familjar për të shmangur përgjegjësinë për krimet e tyre. Fakti që ka fëmijë nuk e bën atë më pak të rrezikshme,përkundrazi, ato kanë treguar qartë me veprimet e tyre të dhunshme dhe me precedentët penal në Itali se janë një kërcënim për shoqërinë. A lejohet që dhunuesit të lihen të lirë vetëm sepse kanë fëmijë? Nëse drejtësia dështon në këtë rast, po më thoni që vetgjyqësia është alternativa e vetme.

Ju kërkoj të merrni masat e duhura për të ndëshkuar përgjegjësit e këtij akti të rëndë. Organizatat vendore dhe ndërkombëtare janë të informuara për rastin tim, dhe nëse shteti im dështon të vendosë drejtësi, situata do të eskalojë në nivel ndërkombëtar. Unë kam të drejtë të mbrohem nga kriminelët, dhe mungesa e veprimit nga ana juaj do të jetë një dështim i madh për sistemin e drejtësisë.

Unë do të vazhdoj të kërkoj drejtësi me çdo mjet të ligjshëm deri sa përgjegjësit të përballen me pasojat e veprimeve të tyre. Drejtësia nuk është vetëm një e drejtë, por edhe një detyrim që shteti duhet të përmbushë për të gjithë qytetarët e tij. Nuk do të ndaloj deri sa të sigurohet që ky rast të marrë trajtimin e duhur.

Etiketa: klea prengamotrat Berisha

Lajme të lidhura

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Para
Video e drejtuesit të OSHEE/ Bardhi: I kërkoj SPAK-ut ta administrojë dëshminë e tij! Janë kapur me presh në dorë

Bardhi publikon dokumentin: Plarent Ndreca nën hetim nga SPAK për abuzim në tendera

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com