GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata lë të lirë ish-Sekretarin e MF. Hetimet: I shkaktoi 1.2 mln euro dëm shtetit

15:17 - 17/10/24
në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Lirohet nga burgu Arlind Gjokutaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Sekretari i Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj do të qëndrojë në liri edhe pse u cilësua fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe sipas hetimeve, është përgjegjës për një dëm prej 1.2 milionë eurosh shkaktuar shtetit.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy vite burg që konvertohet në shërbim prove ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, i akuzuar për abuzim me 1.2 mln euro.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar dy vite burgim për shpërdorim detyre të ish zyrtarit të lartë. Trupa pranoi më herët ndarjen çështjes për ish zyrtarin e lartë, i cili ka pranuar gjykim te zakonshëm, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar. Ndërsa u vendos pushimi i çështjes për drejtorin juridik të Ministrisë së Financave Fatmir Hoxha.

Sekretari Gjokutaj është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa iu zëvendësua dy herë masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie dhe më pas më detyrim paraqitje. Arrestimet erdhën pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim.

Gjithçka nisi pas një kallëzimi të një banke të nivelit të dytë drejtuar Prokurorisë së Tiranës për një kredi të pashlyer, që zbuloi skandalin se si Ilir Thana u shpërblye dy herë për një pronë të blerë në vitin 1992, e cila iu kthye ish-pronarit tre vite më vonë. Më vendim gjykate, Ilir Thanës ju kthen paratë për blerjen e magazinës në vlerën e çmimit të tregut të kohës.

Më konkretisht, mes shtetasit Ilir Thana dhe Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar u lidh një kontratë blerjeje për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992.

Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm.

Edhe pse qytetari u pagua në vitin 2015 nga Ministria e Financave, në vitin 2022 pavarësisht kësaj, së bashku me një zyrë përmbarimore nën hetim u krye rivlerësimi  duke i vendosur çmimin prej  145 milionë lekë të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish. E njëjta ministri i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe të të motrës duke i sjellë shtetit një dëm të konsiderueshëm.

Arlind Gjokutaj u arrestua më 11 Janar të vitit 2023, ndërkohë që u lirua më pas nga Gjykata e Apelit.

Arlind Gjokutaj u emërua si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në tetor të 2021. Më herët, ai ka mbajtur postin e drejtorit të doganave, ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit dhe Antievazionit si edhe te Drejtoria e Parandalimit të pastrimit të parave.

Etiketa: Arlind GjokutajGjykata e Tiranes

Lajme të lidhura

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Para
Shpallet fajtor ish-gjyqtari i Kushtetueses, Fatos Lulo/ Dënohet me punë në komunitet

Shpallet fajtor ish-gjyqtari i Kushtetueses, Fatos Lulo/ Dënohet me punë në komunitet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com